Media britanike “The Guardian” i ka dedikuar autorit të njohur shqiptar Ismail Kadare, një shkrim rreth autobiografisë “Kukulla” e cila është përkthyer së fundmi edhe në gjuhën angleze. “Autori shqiptar eksploron marrëdhëniet me nënën e tij dhe kujtimet e hidhura të shtëpisë”, shkruhet në artikullin dedikuar Kadaresë. Kukulla është plot me detaje imponuese të jetës, në një Shqipëri në ndryshim.

Në vitin 1953, kur prezervativët mbërrijnë për herë të parë në farmaci: “Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin dhe ndalonin ato. Dyshohej se mund të ishin një provë për të identifikuar ndonjë dobësim të luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit”, citohet më tej në shkrim.

Kukulla është e pasur me prekje të tilla, së bashku me shumë shqetësime të njohura të Kadaresë – me rrënjët folklorike të jetës moderne, ose, me absurditetin e politikës shqiptare. Sidoqoftë, vëzhgimi i ashpër, ironia e hidhur dhe frika mbizotërojnë në marrëdhënien e narratorit me nënën e tij, një grua fshehurazi e tmerruar nga zhgënjimi si e padenjë, në momentin kur djali i saj arrin famën që dëshiron.‘Kukulla’ nga Ismail Kadare, është përkthyer nga John Hodgson dhe botuar nga Harvill Secker.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!