Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ është renditur në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës. E përditshmja britanike “The Guardian” ka bërë shkrimin me titullin ‘U mahnita nga bukuria’ ku përfshin disa muze në mbarë botën, mes tyre dhe Marubi.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (çmimi 700 lekë për të rriturit) që ndodhet në qytetin e Shkodrës është një mrekulli. Fotografi i lindur në Itali, Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri rreth shekullit 19 ndërsa shteti ishte nën sundimin osman.

Për tre gjenerata, ai, nxënësi i tij Kel dhe i biri i Kel, Gega dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare duke nisur nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës në Ballkan dhe luftës së dytë botërore deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i pikturave shfaqin të gjithë etapat e jetës – revolucionarët, fermerët, politikanët, muzikantët, fenë, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, thuhet në përshkrimin që ‘The Guardian’ i bën Marubit.

Ju pëlqen!

Galeritë e tjera të përmedura në artikull janë qendra Pompidou në Spanjë, galeria Luiziana në Danimarkë, muzeu Grassi në Gjermani, muzeu Tropen në Hollandë, muzeu Globen në Austri etj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!