Ju kujtohet të nderuar lexues vizita vullnetare e Kryetarit tek përmendoret dhe pllakat përkujtimore të serbëve ku në to shkruhej “Teroristët shqiptar”?

Presidenti i vendit kishte bërë homazhe dhe kkishte vënë kurora lulesh pranë lapidarit ku janë skalitur emrat e 10 ushtarëve dhe policëve serbë të vrarë gjatë viteve 1998-1999 në luftime me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë lapidar janë edhe katër persona që thuhet se janë vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Duhet theksuar se në krye të lapidarit shkruan se të vrarët janë viktima të “terroristëve shqiptarë”. Thaçi në këtë rast është munduar që emrat në fotografi mos të duken duke dalë në profil në mënyrë që mos të vërehet mbishkrimi dhe data e vdekjes së tyre. MekuliPress ju kujton se, siç mund ti shihni edhe në fotografi, në mesin e të vrarëve ka edhe persona me uniforma të policëve dhe ushtarëve serbë. Një provokim të tillë presidenti i Kosovës e ka bërë edhe gjatë korrikut 2016, kur ka nderuar 14 të vrarët në fshatin Grackë për të cilët ende nuk dihet se si ka ndodhur vrasja e tyre. Në memorialin e të vrarëve në Grackë po ashtu shkruan se ata janë vrarë nga “terroristët shqiptarë”, kujton MekuliPress.com

Ju pëlqen!

Po ashtu, ai ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve, natyrisht edhe të 1200 fëmijëve shqiptarë të vrarë e të maskaruar nga regjimi serb gjatë luftës dhe jo vetëm 400 fëmijëve, sikur thoshte, Hashim Thaçi, pa u bazuar në dokumentet zyrtare, kujton MekuliPress.com

Kur një Preident i një vendi nderon ushtarët dhe poilicët serb që kishin rënë duke luftuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atëherë nuk duhet habitur se përse aktakuzat janë ndërtuar në bazë të dyshimeve të terrorizmit.
Duhet nderuar dhe dënuar secilin akt terrorist, pavarësisht nga cila anë vjen kjo e keqe, por të nderosh politikën që e quan terroriste institucionin e shtetit, është e pajustifikueshme, me qëllime djallëzore dhe e dëmshme për kombin e për vet shtetin.

Tani shtrohet pyetja: Si mund të mbrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga ky profil i këtij politikani? Dhe, me e rëndësishmja, përse po e sulmojnë politikat shqiptare Gjykatën një-etnike Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Faji qëndron tek politikat shqiptare në Tiranë e në Prishtinë e jo tek Gjykata e Hagës, sepse Gjykatën e themeloj kuvendi i Kosovës me sponzorim të z. Thaci dhe u transmetua drejtë për së drejti në televizion.

Duhet thënë ndershmërisht dhe pa emocione se nuk mund të mbrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përderisa deputetët e Kuvendit të Kosovës, ata që e votuan Gjykatën një-etnike, dhe akoma përfaqësues të popullit, nuk kërkojnë falje publike e nuk japin dorëheqeje nga posti i tyre i deputetit për aprovimin e Gjykatës Speciale.

Kështu fillon hapi i parë i mbrojtjes demokratike e civilizuese të nderit dhe të vlerave Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të kodit soc-kulturor e historik shqiptar, mendon MekuliPress.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.