Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervistohet nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë edhe gjatë ditës së sotme, kjo për të katërtën ditë radhazi, raporton “Zeri.info”.

Thaçi për tri ditë rresht u intervistua nga Prokuroria Speciale në Hagë, ku intervistat e tij kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë, ndërsa të martën dhe të mërkurën presidenti nuk është prononcuar për media.

Kreu i vendit është ftuar në Hagë nga Prokuroria Speciale, pasi kjo ka publikuar aktakuzën ndaj tij dhe ndaj kreut të PDK-së Kadri Veselit, për krime lufte.

Ju pëlqen!

Thaçi në ditën e parë të intervistimit në Hagë ka folur para mediave, duke i mohuar akuzat ndaj tij. Ai tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, teksa potencoi së askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!