Para pak çastesh ka filluar ceremonia e shënimit të 20 vjetori të hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës.

Qytetarët e shumtë që janë grumbulluar për të përcjellë nga afër këtë ceremoni, e kanë pritur me ovacione të mëdha momentin kur është përmendur emri i presidentit Bill Clinton duke thirrur “USA USA USA”.

Megjithatë me fishkëllima është pritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin kur i është dhënë fjala për hapjen e kësaj ceremonie.

Qytetarët kanë reaguar duke shprehur pakënaqësinë e tyre, karshi Thaçit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe gjenerali Wesley Clarck dhe personalitete të shumta. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]