Mefail Bajqinovci, tani deputet i LVV-së në legjislaturën e shtatë të Kuvendit, i ka reaguar presidentit të vendit, Hashim Thaçi pasi tha të dielën se e pret liderin e LVV-së, Albin Kurtin, të shkojë dhe ta marrë mandatarin.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka e quajtur të gërditshëm dhe fodull, Thaçin.

“Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar Kurtin, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite”, thotë ai.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sipas tij, Presidenti po i keqpërdor ‘faktet jurudike’, për interesa të tij.

“Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën. Përmbajtjet politike i ngatërron me fakte juridike dhe e kundërta: faktet juridike i keqpërdorë brutalisht në funksion të interesave të tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës.

Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...