Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi është ftuar për t’u intervistuar sot nga Prokuroria Speciale për krime lufte më Seli në Hagë e cila ka ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai është nisur dje nga aeroporti Nënë Tereza drejtë Hagës për të filluar një betejë të re me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.

Thaçi akuzohet nga Prokuroria Speciale me Seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ju pëlqen!

Më 24 qershor Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Këto akuza ende nuk janë konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake

Që nga funksionalizimi i Prokurorisë Speciale një vit më parë, mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga kjo prokurori.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.