Damian Gjiknuri, i mirënjohuri i politikës së votave, ka deklaruar sot në një intervistë televizive se: Kërkesa në Venecia nga presidenti, e qëllimshme dhe e rrezikshme, mund të destabilizojë vendin. E gjitha është politike, aktorët politikë lëvizin sipas interesave të veta politike

Si vallë një procedurë kaq e konsumuar, destabilizon vendin? Dhe nga ky destabilizim na shpëtoi stabiliteti i Damianit dhe Edit!!!

Në krahun tjetër, ose më saktë në anën tjetër të skenës, kemi një lloj tjetër destabilizimi: Aty situatën po e destabilizojnë partitë e reja, apo edhe ideja e partive të reja. Jozefina Topalli ka shqetësuar shumëkënd nga PD-ja ku mendohet se krijimi i partive është zarar për Shqipërinë, e cila mesa duket në mendjen e disa është taksur për Lulin, njësoj si damianët mendojnë se është taksur për Edin.

Ju pëlqen!

Mirëpo si destabilizohet një vend që ka marrë udhët dhe as funksionon dhe as jeton, por gjallon? Këtë mund ta dijë Damian Gjiknuri, damianllëku i të dy krahëve, etalon i mencurisë së tranziconit, të cilin duhet ta dëgjosh përherë për realizimin që e karakterizon.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.