Shkruan: Teuta Tmava

Sonte mu duk se kuptova diçka qe askush nuk e permendi.

VV – ia arriti qe te prolongoje edhe nje here nje frike te sajen per, siq e thone ata, ndarjen e Kosoves. Ajo arriti qe duke i bere publike bisedat dy paleshe me Hashim Thaqin, dhe njefare marreveshje te fshehte, qe nuk ka shume rendesi ne ekziston apo jo si leter, per ndarjen e vendit, ta themi kryekeput se detyroi SHBA- ne qe te dilte patjeter me nje opinion e te shpjegohet para botes se ajo nuk ka plane te tilla. Deklarimi i SHBA-ve menjehere u pasua me pershendetje te knaqshme nga Evropa.

Ju pëlqen!

Nese ky eshte rezultati qe deshi Kurti, atehere ai do ta kete ditur nje pjese te skenarit te ngjarjeve. Doli qe ai e ka ditur se presidenti kishte vene ate para aktit te kryer disa dite para votimit te mocionit. Deklaratat e tij ne kuvend tregonin shume qarte se ai edhe pse e dinte se do votohej rrezimi, dhe se çfaredo qe te thoshte ai, per pjesen derrmuese te deputeteve, te cilet tashme ai i njeh shume mire, dhe jo vetem ai, nuk do te kishte kurrfare vlere as fjala e as sinqeriteti i tij. Nuk e besoj tashme qe ky Albin Kurti qe dyshon edhe ne hijen e ariut e lere me ne ariun e vertete, te kete rene ne gracken per te bere perpjekje qe te bindte ata qe ua njeh tashme natyren.

Une nuk e njoh aspak nga afer Albin Kurtin, as edhe jam anetare e ndoj partie, por pati filluar te me provokoje, madje koxha, mentaliteti i tij, krejtesisht i ndryshem nga ajo qe jemi mesuar te kemi ne skenat politike ballkanike.

Sidoqofte, ate nate ne ate thirrje te çuditsheme parlamenti nga LDK, ne kushte teper te jashtezakonshme, beri diçka shume te çuditshme, po aq te çuditshme sa vet çudia e mbylljes se gjithe botes per nje virus. Albin Kurti beri, me qellim apo jo, qe te merrte premtimin e SHBA- ve, pastaj vulen e dyte nga Evropa, per ate qe ai dyshonte se do behej ne prapaskene.

Nuk e di si e ndjene te tjeret, por ate nate te kuvendit sikur mu krijua njefare ndjenje se Kurti po sfidonte superfuqine boterore, ate qe per ne eshte e pasfidueshme, jo vetem per permasat e fuqise ne gjithe globin, por edhe te respektit te dy anshem.

Por, tash kur i kthehem me mendje fjalimeve te Kurtit, ai nuk tha qe dikush nga amerikanet i kane thene se po e presin me shampanje ne shtepine e bardhe. Keshtu i kishte thene vetem Hashim Thaqi ne nje bisede dy paleshe. Nese eshte keshtu, sofizmin e kurtit, smund ta kapin akuzat per shpifje. madje madje, gjakftihtesia e reagimit te kryesise se VV- se ma krijoi pershtypjen qe per ta, me me rendesi ishte te merrnin kette garancion nga SHBA- te ne kete kohe sesa mocioni apo nojfar befasie e “papritshme” e LDK se a PDK se a Thaqit etj, etj

Vv ja kishte rrezikuar, denuar edhe veten madje edhe sa ishte ne opozite, vetem qe te mos kalonin ligje e marreveshje qe ata i konsideronin te rrezikshme per vendin.

Nuk e di se a eshte keshtu ky rrefim legjende apo jo, por kjo permase, kjo logjike e te vepruarit eshte edhe guxim edhe i sofistikuar.

Nuk e di pse naten e mbajtjes se Kuvendit te Kosoves, ma kujtoi apologjine e Sokratit para 500 gjykatesve, te cilet, jo vetem qe nuk ishin te denje ne krahasim me Sokratin, por as qe kuptonin gje nga ajo qe ai thoshte, madje nuk ishin vene aty per te kuptuar gje. Ata ishin vene aty qe ta denonin ate.

Sidoqofte, nese kjo ka pak te vertete ne kete logjike, Kurti arriti te merrte diçka qe per te ishte me e rendesishme se ajo mbremje.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!