Një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina bënë një test që mundëson analizën e gjakut të një pacienti për të zbuluar kancerin katër vjet para se të shfaqen simptomat, sipas një artikulli në revistën shkencore Nature Communications.

Shkencëtarët në Kinë mblodhën mostrat e gjakut nga pacientët që luftonin me kancer në periudhën nga 2007 deri më 2017.

Më shumë se 120,000 njerëz morën pjesë në hulumtim, nga i cili u morën më shumë se 1.5 milion mostra gjaku.

Ju pëlqen!

Duke vepruar kështu, shkencëtarët morën analiza nga njerëzit që u diagnostikuan me kancer vetëm disa vjet pasi dhuruan gjak.

Testi mund të zbulojë kancerin e stomakut, ezofagut, mëlçisë dhe mushkërive.

Theksohet se testi “PanSear” mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme te pacientët asimptomatikë, me një probabilitet saktësie prej 91 për qind.

Shkencëtarët do të vazhdojnë ta përsosin metodën, thuhet në artikull.

Lexo po ashtu:  20 fakte psikologjike, që do ju ndryshojnë mënyrën si e shihni botën
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!