Sipas Agjencisë për sigurinë amerikane automobilistike, në 10 muaj janë regjistruar rreth 400 aksidente rrugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë përfshirë teknologji të avancuar të asistencës në drejtimin e mjetit. Nga 392 aksidente, 273 prej tyre kanë ndodhur për shkak të automjeteve të Tesla me pilot automatik.

Të dhënat janë pjesë e një përpjekjeje të Agjencisë për të vendosur siguri në sistemet e drejtimit që hap pas hapi po bëhen më të zakonshëm.

Aktualisht Tesla ka më shumë se 800 automjete në rrugë që janë të pajisur me sisteme automatikë drejtimi. Në vitet e fundit, dhjetra kompani prodhimi automjetesh kanë hedhur në treg pjesë automatike, duke përfshirë dhe sisteme që lejojnë heqjen e duarve nga timoni në raste të caktuara; si dhe që ndihmojnë në parkim.

Ju pëlqen!

Agjencia amerikane u shpreh se këto teknologji janë shumë premtuese për përmirësimin e sigurisë, por duhet kuptuar se si veprojnë automjetet në rrugë. Bëhet fjalë për publikimin e parë të të dhënave që i përkasin këtyre sistemeve.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.