Terroristi australian, i identifikuar si Brenton Tarrant, i cili vrau mbi 45 veta në një xhami në Zelandën e Re, ka përmendur edhe Kosovën në një dokument 74-faqesh të publikuar para kryerjes së sulmit. Ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur anën e gabuar gjatë luftës në Kosovë, më 1999, shkruan Insajderi.

Në këtë manifesto, dokument 74-faqesh në të cilën 28-vjeçari flet për veten dhe shpjegon arsyen pse e realizoi sulmin, Tarrant rendit dhjetëra arsye pse e kreu sulmin, e pothuajse të gjitha prej tyre arsyetimeve të tij, kanë lidhje me pozitën e racës së bardhë në botë.


Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ai flet për nevojën e ballkanizimit të SHBA-ve, që do të thotë ndarjen e njerëzve në Shtetet e Bashkuara në baza kulturore, shoqërore, e “më e rëndësishmja” sipas tij, në baza racore.

ustraliani thotë se me rritjen e pushtetit të të bardhëve në SHBA, nuk do të ndodhte më kurrë një ndërhyrje e njëjtë ushtarake sikurse në Kosovë, ku sipas tij, amerikanët u rreshtuan në krahun e gabuan.

“Pse e realizova sulmin? […] Për të shkaktuar një përçarje midis kombeve të NATO-s që janë evropiane dhe Turqisë që gjithashtu është pjesë e NATO-s, duke e kthyer kështu NATO-n përsëri në një ushtri të bashkuar evropiane dhe duke e vendosur Turqinë edhe një herë në pozitën e armikut. Dhe e fundit, për të krijuar konflikt midis dy ideologjive brenda Shteteve të Bashkuara mbi të drejtën e pronësisë së armëve në mënyrë që ta çojë edhe më tej ndarjen shoqërore, kulturore, politike dhe racore brenda Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në manifeston e publikuar nga Tarrant.

“Ky konflikt mbi ndryshimin e Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së ShBA-ve dhe tentativa për heqjen e pronësisë së armëve të zjarrit do të rezultonte në një luftë civile që përfundimisht do ta ballkanizonte SHBA-në në sferat politike, kulturore dhe, më e rëndësishmja, në çështjen racore”, vazhdon Tarrant.

“Ky ballkanizim i SHBA-ve jo vetëm që do të rezultonte në ndarjen racore të njerëzve brenda Shteteve të Bashkuara për të siguruar të ardhmen e njerëzve të bardhë në Amerikën e Veriut. Për më tepër, ky ballkanizim do të zvogëlonte aftësinë e SHBA-ve për të ndërhyrë në vende të huaja, dhe në këtë mënyrë do të siguronte që të mos ndodhte kurrë e njëjta gjë sikurse përfshirja e SHBA-ve në Kosovë (ku Forcat e SHBA-ve/NATO-s luftuan përkrah myslimanëve dhe masakruan të krishterët evropianë që përpiqen t’i largojnë këta pushtues islamikë nga Evropa)”, ka shkruar ai.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur