Në internet po qarkullojnë meme që vënë në lojë kryeministrin Edi Rama për premtimet e tij për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tallja ka të bëjë me ndryshimin e afatit të rindërtimit të cilin dje z. Rama e ka përcaktuar kështu: 

Qëllimi im është që brenda vitit 2020 të gjithë banorët e fshatit që kanë humbur shtëpinë ta gëzojnë vitin e ri në shtëpi të re, shumë të bukur, të fortë dhe patjetër me kushte shumë më të mira se ajo që kishin. Ndërsa brenda qershorit 2021  të gjithë banorët që kanë humbur shtëpinë në qytete dhe që nuk mund të kthehen, për shkak se nuk kanë mundësi rindërtimi, të jenë në apartamente të reja. Shembullore pra, për ambicien tonë, për Shqipërinë që duam.

Është një objektiv të cilin të gjithë duhet ta urojmë që të përmbushet, por është ama edhe një objektiv elektoral që lidhet me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këtë kuptim ftesat për opozitën, lojërat me komitete nuk mund të ndahen nga synimet politike të një njeriu dhe një shumice që nuk është çudi të ketë si kartë zgjedhore tërmetin. Çfarë i ka mbetur tjetër në fakt?

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.