Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Euronews Albania raporton se bëhet me fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Mësohet se ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragji. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Ju pëlqen!

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet turke, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910.

Në Siri, numri i të vdekurve, sipas raportimeve të fundit të Aljazeera, është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.

Lexo po ashtu:  PDK dhe SHIKu të na përgjigjen sa më parë: Nëna e Astrit Deharit thotë se ekspertiza nga Zvicra ka ardhur para zgjedhjeve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!