Në Turqi do të duhet të shemben 800 000 ndërtesa si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të fundit. Sipas shoqatës turke të ndërtimit, 400 000 ndërtime në Stamboll dhe 400 000 ndërtime në provincën e Izmirit duhet të rrëzohen për arsye se janë ndërtuar para vitit 1999.

Me kalimin e kohës, ndodh krisja e betonit dhe korrozioni i hekurit në ndërtesa. Ne duhet t’i gjejmë dhe t’i rrëzojmë

është shprehur kreu i shoqatës, Yavuz Işık.

Ju pëlqen!

Në Turqi para tërmetit të vitit 1999 në Gölcük që vrau 20 000 njerëz, përdorej beton i standardit C10, ndërsa më pas u bë i detyrueshëm standardi C20 dhe C30. Në godinat e dëmtuara në Izmir, 1/3 janë ndërtuar para 1999, kurse në Stamboll ¼ janë të kësaj kohe. Inxhnieri turk ka shtuar se me këto struktura janë në rrezik jetët e 1.6 milionë njerëzve, ndaj rinovimi është i domosdoshëm. Kostoja e këtij rindërtimi shkon në 5 miliardë dollarë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!