Numri i vdekjeve nga tërmeti i fuqishëm në Turqinë lindore është rritur në 39, bëri me dije të hënën agjencia e vendit për lehtësimin nga katastrofat.

Tërmeti me madhësi 6.8 ballë tronditi krahinën lindore Elazig vonë të Premten. Dridhjet u ndjenë edhe në vendet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.

Gjatë një deklarate për shtyp së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 86 të plagosurit ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). ‘Një total prej 948 pas lëkundjesh u ndjenë gjatë ditës së djeshme,’ shtoi ai.

AFAD tha se puna e shpëtimit po vazhdon intensivisht në rajon me më shumë se 3’800 persona, qindra automjete dhe 22 qen nuhatës. (Anadolu Agency)