Sikur të mos mjaftojë pozicioni në renditjen e Serie A, për presidentin e Brescias Massimo Cellino telashet nuk kanë të sosur. Të dielën pasdite, jashtë një supermarketi në Padenghe sul Garda, presidenti i Brescias është sulmuar nga dy keqbërës, një me motor e tjetri në këmbë me kaskë në dorë, që donin ti vidhnin orën e dorës. Tentativa e grabitjes ka dështuar falë reagimit të Cellino, që ka marrë një goditje të fortë në hundë, pasi u përplas me derën e hapur të makinës së tij.

Numri një i Rondinelle nuk ka bërë denoncim. Dy keqbërësit janë lkarguar me motor. Nuk është ndoshta sinjal i mirë për presidentin, që në Padenghe, në provincën e Brescia, Cellino sapo ka blerë një shtëpi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!