Më shumë se një tratativë po merr formën e një sherri. Manuel Neuer e Bayern Mynih po kërkojnë një akord për rinovimin e kontratës së portierit gjerman, aktualisht në skadencë në 2021. Në ditët e fundit në media janë shfaqur detaje të vecanta të tratativës, gjë që e ka bezdisur Neuer: “Jam i irrituar – ka shpjeguar ai për Bild am Sonntag –. Në të kaluarën nuk flitej për asgjë, ndërsa tani dalin vazhdimisht detaje të bisedave tona në media e shpesh janë edhe të gabuara. Nuk e njoh Bayern kështu”. Në vecanti titullari bavarez e ka me teorinë sipas të cilës kërkon zgjatje 5 vjecare.

Që kur Bayern zyrtarizoi blerjes e 23 vjecarit Alexander Nübel nga Schalke (vjen me parametër zero), tensioni mes Neuer e klubit është rritur gjithnjë e më shumë. E tratativa për rinovimin nuk po e përmirëson situatën: “Për mua është gjithnjë e rëndësishme të kesh një raport besimi me drejtuesit, unë kunddrejt klubit sillem me ndershmëri, si lojtar e kapiten – ka vazhduar Neuer –. Tani duket se disa gjëra bëhen me qëllim, e kjo bie mbi vlerësimin…”. Kapiteni i Bayern ka dashur të pozicionohet në lidhje me rinovimin: “E kam të qartë se nuk mund të kërkoj një kontratë 5 vjecare. 34 vjec as unë nuk mund ta di si do jem 39, për këtë detajet e publikuara e që duken të sugjeruara, nuk kanë kuptim”. Përvec kohë zgjatjes së kontratës, palët kanë distancë edhe në shifra. Neuer dëshiron 20 milionë euro në sezon, rreth 4 më shumë në krahasim me atë që merr aktualisht.

Për sa i përket Nübel, që në planet e klubit do të bëhet pasuesi i tij, Neuer nuk e vë veten fare në garë: “Blerja e tij për mua nuk është problem, ai është një portier i mirë nuk ka dyshime. Në këndvështrimin e të ardhmes e kuptoj goditjen, edhe pse me Ulreich e kishim një portier të dytë fantastik, që do të ishte titullar në shumë skuadra”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!