Tё moshuarit janё mё tё rrezikuar se grup – moshat e tjera, pёrsa i pёrket ekspozimit nё diell. Çdonjeri duhet tё ndjekё disa rregulla bazё nё mёnyrё qё tё mbrohet nga vapa.

Pёr tё ruajtur shёndetin e tё moshuarve duhet tё kemi mirё parasysh udhёzimet e mёposhtme:

-Vizitoni njё pjesёtar tё moshuar tё familjes apo shok dy herё nё ditё gjatё muajve mё tё nxehtё tё verёs.

Ju pëlqen!

-Kёshillojini ata tё jenё nё kontakt me komshinjtё apo tё kenё telefonin e njё tё afёrmi, pasi izolimi i tё moshuarve bёn qё ata tё jenё shumё mё tepёr tё rrezikuar ndaj problemeve shёndetёsore, qё lidhen me tё nxehtin.

-Informojini ata nё lidhje me problemet shёndetёsore shkak – pasojё tё tё nxehtit.

-Gjatё orёve tё nxehta tё ditёs, duhet tё qёndrojnё brenda. Nёse ёshtё e mundur tё rrinё nё ambiente me ajёr tё kondicionuar. Orёt mё tё nxehta janё nga 11 e mёngjesit deri nё 4 pasdite.

-Tё vishen sa mё lehtё, me bluza tё lirshme, tё pambukta mundёsisht.

-Tё pinё sa mё shumё lёngje. Nёse temperatura kalon 33 gradё celsius, ёshtё mjaft e rёndёsishme tё pini deri 3 litra lёngje nё ditё (uji ёshtё mё mirё). Pёr ata tё cilёt janё mbipeshё apo obezё mund t’u duhet tё pinё dhe mё shumё.

-Evitoni konsumin e alkoolit dhe pijeve tё gazuara apo qё pёrmbajnё kafeinё, kur temperaturat janё te larta, pasi ato mund tё shkaktojnё dehidratim tё organizmit.
-Mbajini perdet e mbyllura ose mbyllini grilat, nёse keni tё tilla nga mёngjesi deri pasdite vonё pёr tё ndalur mbinxehjen e ambjenteve nё tё cilat qёndroni.

-Kёrkoni ndihmё mjekёsore menjёherё, nёse ju pёrzihet, nisni tё villni apo keni ngёrç muskulor.

-Pёrdorni njё freskues ajri. Kini parasysh tё mos ja drejtoni dritares, pasi kёshtu ju zhvendosni ajrin e nxehtё tё dritares nё dhomё, por drejtojeni atё nga dhoma.

-Mundёsisht mos gatuani gjatё orёve tё nxehta tava nё furrё pёr tё evituar mbinxehjen e ambjentit ku jetoni.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.