Përveç ekranin me kornizë super të vogël, Samsung thotë se TV është vetëm 15mm i trashë. Në brendësi është një procesor IA “quantum” i cili përshtat videot në rezolucionin 8K.

Televizori revolucionar i Samsung nuk ka fare kornizë ekrani

Samsung prezantoi në CES 2020 televizorin 8K të shumë përfolur. Modeli Q950TS nuk ka vetëm rezolucionin e lartë por gjithashtu vendos standarde të reja për ekranet e televizorëve me dizajnin Infinity.

Përveç ekranin me kornizë super të vogël, Samsung thotë se TV është vetëm 15mm i trashë. Në brendësi është një procesor IA “quantum” i cili përshtat videot në rezolucionin 8K.

Ju pëlqen!

QLED 8K përdor 99% të sipërfaqes së TV për ekranin ndërsa korniza është vetëm 2.3 milimtra e trashë. Samsung tha se TV ka një konfigurim adaptiv të figurës e cila përshtat shkëlqimin dhe kontrastin bazuar në ambientin rrethues.

Risitë nuk përfundojnë këtu sepse me teknologjinë OTS+ Samsung thotë se TV identifikon objektet që lëvizin në ekran dhe përpiqet të zhvendosë edhe audion e tyre së bashku me to duke prodhuar një rezultat të ngjashëm me audion 5.1.

Lexo po ashtu:  “Sikur t’isha djalë,” – Haki Stërmilli (Pjesa e pestë)

QLED 8K vjen me asistentin dixhital Bixby, Amazon Alexa dhe Google Assistant. 

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!