STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar

Televizioni shtetëror i Suedisë (STV) ua ka ndaluar punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok të kompanisë kineze ByteDance në pajisjet zyrtare, transmeton AA.

STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar.

Ju pëlqen!

Ata që kanë instaluar më parë aplikacionin janë të detyruar ta fshijnë atë, siç thuhet, për sasinë e të dhënave që TikTok mbledh, më shumë sesa është e nevojshme.

Senati i SHBA-së miratoi një ligj javën e kaluar me të cilin ndalon nëpunësit civilë të shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin TikTok.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!