Qeveria e Kosovës miratoi sot një kërkesë të prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,  për përgatitjen e Telekomit të Kosovës për privatizim.

Ministri Lluka ka thënë se ka kërkuar nga BERZH-i që të ndihmojë qeverinë e Kosovës të ristruktorojë Telekomin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të performancës së kësaj ndërmarrje.

Ai tha se BERZH-i (Banka Evropjane për Zhvillim) kinse ka ofruar gatishmërinë për të ofruar një kredi deri në 25 milionë euro për të ndihmuar përgatitjen e Telekomit për t’u privatizuar.
Vlen të thuhet se ditëve të kaluara në Kosovë ishin ca përfaqësues kompanish të huaja, të interesuara për të blerë asetet e Telekomit.

Ju pëlqen!

Kjo kompani para ca vitesh ishte njëra nga ndërmarrjet e vetme fitimprurëse në Kosovë, por i pasojë e keqpërdorimeve, punësimeve pa kritet të militantëve partiak, bilanci ekonomik i kësaj ndërmarrje publike u shkatrua dhe tani rrezikon të shitet shumë lirë. Pushtet e trajtonin Telekomin e Kosovës si një burim financiar për favore e sponzorizim të subjekteve mediale, politike e atyre ekonomike, të cilat ishin afër me vet pushtetin.

Përse të mos organizohet diaspora shqiptare për të blerë asetet e Telekomit, shtrohet pyetja? Para ka. Vullnet ka. Profesionistë ka. Atëherë përse po favorizohen klane e interese të ndryshme grupore që qëndrojnë afër pushtetit dhe ambasadorëve? Pasuritë e Kosovës janë të qytetarëve të Kosovës. Nuk janë të pushteteve e as të ambasadorëve.

MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.