Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Ju pëlqen!

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…

– poezi nga Dritero Agolli

Lexo po ashtu:  "A është fajtor Shqiptari", poezia epike nga Esat Mekuli
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!