Shqipëria hyn ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të parakoshme nga kanceri i shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Krahas vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, vendin ynë, Shqipëria, bën pjesë në zonën më kritike në këtë kuadër, ndonëse të dhënat e vendosin mbarë Europën në një zonë shumë problematike.

Konkretisht ndonëse Europa ka 10% të popullsisë së botës, raporton 20% të vdekjeve nga sëmundjet kanceroze. Shkaqet mjedisore që lidhen me kancerin janë ndotja e ajrit, përdorimi i duhanit të kategorisë së dytë dhe radiacioni. Vdekshmëria e lidhur me këtë lloj sëmundshëmrie nga mjedisi ishte 5%.

Një raport i Agjencisë Europiane për Mjedisin vë në dukje shifrat konnkrete të të prekurve nga kanceri: 3 milonë pacientë në vit dhe 1.3 milionë vdekje në vit, me kosto vjetore 178 miliardë euro vetëm për vitin 2018.

Ju pëlqen!

Sipas të dhënave të raprorit, Ballkani, pra edhe Shqipëria ka shkallë vdekshmërie vjetore të parakohshme nga kanceri për shkak të mjedisit, 6%.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.