Boksieri shqiptar të shtunën, më 22 gusht, do të rikthehet në ring pas një pauze të gjatë.

“Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndë”, ka njoftuar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Kundërshtari i Krasniqit është 31-vjeçari nga Çekia, Stanislav Eschner.

Ju pëlqen!

Dueli do të zhvillohet në Magdeburg, në ambientet e hapura të “Seebühne Elbauenpark”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!