Po e sjellim tekstin në origjinal të dialektit arbëresh të gjuhës shqipe, ashtu siq e ka përkthyer poeti arbëresh Mario Bellizzi.

(Pa i heq/shtu pikë ose presje)

• Un viaggiatore Piemontese del XVl secolo, nei Monti Neri di Skopje

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

(sllavisht Skopska Crnagora, shqip Malësia Shkupit, turqisht Karadak)

– Këta njerëz ishin të zi në fytyrë, me flokët e me mjekrën të rruajtur po kishën mustaqet, veshijën këmishë të zeza për baltën, dhe rroba të ligë: e dukëshin njeri që kishën dal nga ferri i vetëm, krenar dhe të frikshëm për të shikuar; kishën harkat prej druri dhe shigjetat pranë, kordhat por të ndryshkem, me këllëfa prej druri.

Më krye mbajën gjë siç një kësulë e kuqë, e tërë e lyer dhe e shëmtuar, dhe duke zbresur nga këta male thirrënin aq fortë se nuk dukëshin zera njerzorë, po buçima, dema që bulurojnë.

(…) Të shoqëruar nga këta Shqiptarë kalëruam për dy javë ndër ata mala të larta, të quajtur Malet e Zi të Shkupit.

(…) Në atë kohë nuk kaluam natën as kemi jetuar në shtëpi as ndër vende tjera, por kemi mbetur nën çadra, bashkë me vojvodët, jeniçerët dhe ‘qausin’ (?); dhe këta shqipëtarë bëjin rojën rreth çadrat dhe ndër vendkalimat.

Me kaq ne rrijëm me dyshim dhe me një frikë e madhe për të shumëtat vrasësit që qarkullojën ndër ata mala, gjat rrugave dhe ndër pyjët, edhe sepse ne nuk kishëm as sigurim as besim të plot me ata njerëz që ishën bashkë me ne për rojën tonë dhe që na përcielljën, arsye themelore e frikës ishte se këta njerëz ishën natyrëligë dhe barbarë, që nuk nderojën as i dëgjojën asnjeriu; bile këta jetojën si kafsha me guxim i paepur, dhe han vetëm kulaça të pjekura në hi.

Karlo Ranxo (udhëtar verçelez të sh. XVI)
e prori ne shqip nga italishtja Mario Bellizzi.

Foto: është sa për vëmendje, nuk është e kohës as e krahinës.

Burimi: poeti arbëresh Mario Bellizzi

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!