“Mendoj se një nga gjërat më me fat që mund të të ndodhë në jetë, është të kesh një fëmijëri të lumtur”.

“Njerëzit nuk i kuptojnë momentet më të rëndëishme në jetën e tyre, derisa është shumë vonë”.

“Është e sigurtë që për gjithçka që do, duhet të paguash njëfarë çmimi”.

Ju pëlqen!

“Është një mendim kurioz, por ndodh pikërisht kur i sheh njerëzit të bëjnë diçka qesharake, që kupton se sa shumë i do ata”.

“Shumë pak nga ne janë ashtu siç duken”.

“Një arkeolog është bashkëshorti më i mirë që një femër mund të ketë, sepse sa më shumë që ajo të moshohet, aq më tepër do të jetë ai i interesuar për të”.

“Është një jetë vërtet e vështirë. Meshkujt nuk do të jenë të mirë me ty, nëse nuk do të jesh e paraqitshme, dhe femrat nuk do të jenë të mira me ty, nëse je i paraqitshëm”.

“Mos e thuaj asnjëherë gjithçka që di – as personit që e njeh më mirë”.

“Të rinjtë mendojnë se të moshuarit janë budallenj, por të moshuarit e dinë se të rinjtë janë budallenj”.

“Një këshillë e mirë mund të injorohet, por nuk ka arsye të mos e japësh”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!