Shkrimi i mëposhtëm(sjellë me shkurtime) ka për autor presidentin e Republikës së Rusisë, Vladimir Putin dhe është publikuar pak ditë më parë me rastin e 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Përveç parashtrimit të qëndrimeve ruse mbi historinë e LIIB, shkrimi është një mesazh politik me rëndësi për rendin ndërkombëtar aktual, dështimi i të cilit do të çonte padyshim në luftë. Rusia është një vend i rëndësishëm dhe këmbëngulja e saj për të mos pranuar revizionimin historik të luftës nuk lidhet detyrimisht me njohjen e kontributit të saj, por edhe me mbajtjen në këmbë të një prej premisave të rendit ndërkombëtar. Që nuk mund të mbijetojë pa prerogativa morale dhe duke relativizuar çdo gjë.

***

Ju pëlqen!

Vladimir Putin – Presidenti i Rusisë

Kanë kaluar 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Madhe Patriotike. Disa breza janë rritur me kalimin e viteve. Harta politike e planetit ka ndryshuar. Bashkimi Sovjetik që shpalli një fitore epike, dërrmuese mbi nazizmin dhe se shpëtoi botën, nuk është më. Përveç kësaj, ngjarjet e asaj lufte janë shndërruar prej kohësh një kujtesë e largët edhe për pjesëmarrësit.

Ndaj është e logjikshme të pyetet se përse Rusia e përkujton si festën më të madhe 9 majin? Pse jeta për pak ndaloi më 22 qershor?

***

Njerëz të moshës sime dhe unë besojmë se është e rëndësishme që fëmijët tanë, nipërit dhe stërnipërit të kuptojnë vuajtjet dhe vështirësitë që iu desh të duronin paraardhësve të tyre. Ata duhet të kuptojnë  sesi paraardhësit e tyre ia dolën të rezistojnë dhe fitojnë. Prej nga buroi ajo forcë e pathyeshme që mahniti të gjithë botën? Sigurisht, ata po mbronin shtëpitë, fëmijët, të dashurit dhe familjen. Gjithësesi ajo që ata kishin të përbashkët ishte dashuria për Mëmëdheun e tyre. Ajo ndjenjë e thellë pasqyrohet tërësisht në thelbin e kombit tonë dhe u bë një nga faktorët vendimtarë në sakrificën e tij heroike kundër nazistëve. Njerëzit shpesh pyesin: çfarë do të bënte brezi I sotshëm? Si do të veprojnë kur të përballen me një situatë krize?

***

Ne kemi një përgjegjësi për të shkuarën dhe të ardhmen tonë, që të bëjmë gjithçka për të parandaluar ato tragjedi  të ndodhin sërish…Është e vështirë, në mos pamundur, të kundërshtosh dokumentet origjiale që meqë ra fjala, mund të gjenden jo vetëm në rusisht, por edhe në arkivat e huaja. Ndaj ka një nevojë të ekzaminohen më tej arsyet që shkaktuan luftën botërore dhe u pasqyruan në ngjarjet e ndërlikuara të saj, tragjeditë dhe fitoret si në mësimet e saj, si për vendin tonë, ashtu edhe për mbarë botën.

Dhe siç thashë, është kruciale të bazohemi ekskluzivisht në dokumente arkivore dhe evidencat bashkëkohore duke shmangur spekullime ideologjike të politizuara.

Do të doja të rikujtoja sërish një fakt të qartë. Shkaqet burimore të LIIB qëndrojnë në vendimet e marra pas LIB. Traktati I Versajës u shndërrua në simbol të një padrejtësie të madhe për Gjermaninë. Në themel nënkuptonte se vendi do të grabitej, detyrohej të paguante reparacione të jashtëzakonshme ndaj aleatëve perëndimorë që thanë ekomoinë e saj. Marshalli francez, Ferdinand Foch, që shërbeu si komandanti suprem aleat, e përshkroi në mënyrë profetike këtë traktat:

Kjo nuk është paqe. Është një armëpushim për 20 vjet.

Poshtërimi kombëtar u bë toka pjellore e ndjenjave hakmarrëse dhe radikale në Gjermani. Nazistët luajtën me shkathtësi me emocionet e popullit dhe e ndërtuan propagandën e tyre duke premtuar ta ringrinin vendin drejt fuqisë së dikurshme dhe ta nxirrnin nga “trashëgimia e Versajës” duke e shtyrë në thelb Gjermaninë drejt luftës.

Paradoksalisht, shtetet perëndimore, veçanërisht Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA, direkt ose tërthorazi kontribuan për këtë. Sipërmarrjet e tyre  financiare dhe industriale investuan aktivisht në fabrikat e prodhimit ushtarak dhe industrial gjerman. Përveç kësaj shumë njerëz nga aristokracia dhe establishmenti politik mbështetën lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe ato nacionaliste që ishin në ngritje si në Gjermani, ashtu edhe në Europë.

“Rendi botëror i Versajës” shkaktoi një numër të madh kundërshtish dhe konfliktesh. Ato lindën për çështjen e kufijve të shteteve të reja europiane të caktuara rastësisht nga fituesit e LIB. Ai delimitim kufitar u pasua nga mosmarrëveshje territoriale dhe pretendime reciproke që u shndërruan në “mina me sahat”.

Një nga rezultatet kryesore të LIB-së ishte krijimi i Lidhjes së Kombeve. Kishte pritmëri të mëdha për atë organizatë ndërkombëtare se do të siguronte paqe të gjatë dhe siguri kolektive. Ishte një ide progresive që nëse do të ndiqej me konsistencë do të parandalonte eventualisht përsëritjen e tmerreve të një lufte botërore.  Megjithatë, e dominuar nga fuqitë fituese, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, Lidhja e Kombeve u provua të ishte inefektive dhe thjesht u mbingarkua me diskutime të kota. Lidhja e Kombeve dhe kontinenti europian bëri një vesh të shurdhër ndaj thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Sovjetik për krijimin e një sistemi kolektiv sigurie të paanashëm dhe firmosjen e një pakti të Europës Lindore dhe të Paqësorit për të parandaluar agresionin. Këto propozime u injoruan.

Lidhja e Kombeve po ashtu dështoi në parandalimin e konflikteve në pjesë të ndryshme të botës, si sulmi i Italisë mbi Etiopinë, një luftë civile në Spanjë, agresioni japonez ndaj Kinës dhe Anshlusi me Austrinë.  Për më tepër në rastin e Tradhëtisë së Mynihut, që krahas Hitlerit dhe Musolinit përfshiu edhe liderët francezë dhe britanikë, Çekosllovakia u nda me aprovimin e plotë të Lidhjes së Kombeve. Do të doja të vija në dukje se në këtë kuadër, në ndryshim nga shumë liderë të tjera europianë, Stalini nuk e turpëroi veten duke u takuar me Hitlerin që njihej mes kombeve perëndimore si një politikan me reputacion dhe mirëpritej si mik në kryeqytetet europiane.

Polonia po ashtu u angazhua në ndarjen e Çekosllovakisë krahas Gjermanisë; ato vendosën së bashku paraprakisht se kush  do të merrte çfarë nga territoret Çekosllovake. Më 20 shtator 1938, amnasadori i Polonisë në Gjermani, Jozef Lipski i raportonte ministrit të Jashtëm të Polonisë, Jozef Beck mbi sigurimet e dhëna nga Hitleri: “…në rast të një konflikti mes Polonisë dhe Çekosllovakisë lidhur me interesat tona në Teschen, Rajhu qëndron në krah të Polonisë”.

Lideri nazist e inkurajonte madje dhe këshillonte Poloninë që të vepronte “vetëm pasi Gjermania të pushtonte Sudetet”.

Polonia ishte e vetëdijshme se pa mbështetjen e Hitlerit, planet e saj aneksuese ishin të destinuara të dështonin. Do të doja që me këtë rast të citoja një regjistrim të bisedës mes ambasadorit gjerman në Varshavë, Hans-Adolf von Moltke dhe ministrit polak, Jozef Beck, zhvilluar më 1 tetor 1938 dhe që u përqendrua mbi marrëdhëniet polako-çek dhe pozicionin e Bashkimit Sovjetik mbi këtë çështje: aty thuhet: “Z. Beck shprehur mirënjohje të thellë për trajtimin e ndershëm të interesave polake në Konferencën e Munihut si dhe për raportet e sinqerta gjatë konfliktit çek. Qeveria dhe publiku(polak) e vlerësojnë shumë sjelljen e Fyhrerit dhe Kancelarit”.

Ndarja e Çekosllovakisë iste brutale dhe cinike. Mynihu shkatërroi edhe garancitë formale, të brishta që mbeteshin në kontinent. Ai tregoi se marrëveshjet reciproke janë pa vlerë. Ishte Tradhëtia e Mynihut këmbëza e shkrehur që e bëri të pashmangshme luftën e madhe në Europë.

Sot, politikanët europianë dhe liderët polakë në veçcanti, do të donin ta fshihnin Tradhëtinë e Mynihut. Pse? Fakti se dikur vendet e tyre shkelën angazhimet e marra dhe mbështetën Tradhëtinë Mynihut, ku disa prej tyre morën pjesë madje edhe në ndarjen e plaçkës së luftës, nuk është e vetmja arsye. Një tjetër arsye është fakti se duke kujtuar këto ngjarje dramatike të vitit 1938 është e sikletshme të shohësh se vetëm Bashkimi Sovjetik qëndronte përkrah Çekosllovakisë.

Bashkimi Sovjetik, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjet me Francën dhe Çekosllovakisë, u përpoq ta shmangte tragjedinë. Ndërkohë Polonia, në ndjekje të interesave të veta, por bënte çmos që të pengonte krijimin e një sistemi kolektiv sigurie në Europë. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jozef Beck shkruante për këtë gjë në një letër të 19 shtatorit 1938 drejtuar ambasadorit Jozef Lipski përpara takimit të tij me Hitlerin: “…në vitet e shkuara, qeveria polake refuzoi katër herë propozimin për t’iu bashkuar rolit ndërkombëtar në mbrojtje të Çekosllovakisë”.

Britania, sikurse edhe Franca, që ishte në atë kohë aleate e çekëve dhe sllovakëve, zgjodhi të tërhiqte garancitë e veta dhe ta braktiste në fatin e vet këtë vend europianolindor. Duke bërë këtë ata kërkonin ta drejtonin vëmendjen e nazistëve drejt Lindjes në mënyrë që Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik të përplaseshin dhe konsumonin burimet e tyre.

Kjo ishte në thelb politika perëndimore e “paqësimit” që ndiqej jo vetëm në raport me Rajhun e Tretë, por gjithashtu edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të të ashtuquajturit Pakti Anti-Komintern – Italisë fashiste dhe Japonisë militariste. Në Lindjen e Largët, kjo politikë kulmoi me firmosjen e marrvëshjes anglo-japoneze në verën e vitit 1939, që i la duar të lira Japonisë në Kinë. Fuqitë kryesore europiane nuk kishin dëshirë të pranonin rrezikun vdekjeprurës që përfaqësonte Gjermania dhe aleatët e saj për mbarë botën.  Ata shpresonin se vetë do t’i shpëtonin të paprekur luftës.

Tradhëtia e Mynihut i tregoi Bashkimit Sovetik se vendet perëndimore do të trajtonin çështjet e sigurisë pa konsideruar interesat e tij. Në fakt, ata do të krijonin madje një front anti-sovjetik.

Pavarësisht kësaj, Bashkimi Sovjektik bëri gjithçka për krijimin e një koalicioni anti-hitlerian. Pavarësisht – do ta përsëris këtë – nga sjellja e dyfishtë e vendeve perëndimore. Për shembull, shërbimet sekrete raportonin informacione të hollësishme për kontaktet e fshehta mes britanikëve dhe gjermanëve në verën e vitit 1939. Më e rëndësishmja është se ato kontakte aktive përkonin me negociatat tripalëshe mes Francës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik, që zgjateshin qëllimisht nga partnerët perëndimorë. Në lidhje më këtë, do të citoj një dokument nga arkivat britanike. Përmban udhëzime për misionin ushtarak britanik që erdhi në Moskë në gusht të vitit 1939. Aty thuhet qartë se delegacioni duhet të procedonte shumë ngadalë me negociatat dhe se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte e gatshme të lidhej me ndonjë detyrim të shprehur qartë dhe ta kufizonte lirinë e saj të veprimit në çfarëdo rrethane. Dua të vë po ashtu në dukje se në dallim nga delegacionet britanike dhe franceze, delegacioni sovjetik drejtohej nga komandantët kryesorë të Ushtrisë së Kuqe që kishin autoritetin e duhur “të firmosnin një konventë ushtarake për organizimin e mbrojtjes së Anglisë, Francës ndaj një agresioni në Europë”.

Polonia luajti rolin e vet në dështimin e atyre negociatave pasi nuk donte të kishte ndonjë detyrim ndaj palës sovjetike. Lidershipi polak e refuzoi idenë e një veprimi të përbashkët me Ushtrinë e Kuqe kundër Vermahtit, edhe pas presionit të aleatëve të vet perëndimorë. Vetëm kur Ribbentrop mbërriti në Moskë, Jozef Beck, pa dëshirë dhe në mënyrë jo direkte, por përmes diplomatëve francezë njoftoi palën sovjetike: “…në eventualitetin e një veprimi të përbashkët kundër agresionit gjerman, nuk përjashtohet bashkëpunimi mes Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik kushtet teknike të të cilit duhet të dakordësohen”.  Në të njëjtën kohë ai u shpjegonte kolegëve të vet: “…unë jam dakord që ta përmendim këtë vetëm për hir të taktikë dhe se pozicioni ynë themelor në raport me BS-në është përfundimtar dhe i pandryshueshëm”.

Në këto kushte Bashkimi Sovjetik nënshkroi Paktin e Mosslulmimit me Gjermaninë. Ishte prakitkisht pakti i fundit në serinë e pakteve të nënshkruara nga vendet europiane. Përveç kësaj, ai firmosej përballë një kërcënimi real të luftës në dy fronte – me Gjermaninë në Perëndim dhe Japoninë në Lindje, ku po vijonin luftime intensive në lumen Khalkhin Gol.

Stalini dhe enturazhi i tij ç’është e vërteta, meritojnë shumë akuza. Ne i dimë krimet e kryera nga regjimi kundër popullit të vet dhe tmerret e represionit masiv. Me fjalë të tjera, ka shumë gjëra për të cilat liderët sovjetikë mund të akuzohen, por ky nuk është rasti për kuptimin e natyrës së kërcënimeve të jashtme. Ata i kuptuan përpojekjet që po bëheshin për ta lënë vetëm BS-në përballë Gjermanisë dhe aleatëve të saj. Duke patur parasysh këtë kërcënim real, ata kërkuan të fitonin kohën e duhur për të forcuar mbrojtjen e vendit.

Sot ne dëgjojmë shumë spekullime dhe akuza kundër Rusisë në lidhje me Paktin e Mossulmimit firmosur në atë kohë. Po, Rusia është trashgimtare legale e Bashkimit Sovjeitik dhe periudha sovjetike – me të gjitha triumfet dhe tragjeditë e veta – është një pjesë e patjetërsueshme e historisë sonë mijëvjeçare. Megjithatë, më lejoni t’ju kujtoj se Bashkimi Sovjetik ka dhënë një vlerësim moral të të ashtuquajturit pakti Molotov-Ribbentrop. Sovjeti Suprem e ka denoncuar zyrtarisht pjesën e protokolleve sekrete me rezolutën e 24 dhjetorit 1989, përmes së cilës i vlerësonte ato ”si një akt i pushtetit personal” që nuk reflektojnë në asnjë mënyrë “vullnetin e popullit sovjetik që nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë marrëeshje të fshehtë”.

E megjithatë, shtete të tjera preferojnë të mos kujtojnë marrëveshjet që kanë firmën e nazistëve dhe politikanëve perëndimorë, pa zënë në gojë rivlerësimin legal dhe politik të këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe pranimin e heshtur  – apo madje edhe përkrahjen e hapur – të planeve barabra naziste nga disa politikanë europianë. Mjafton të kujtoj frazën cinike të amnasadorit polak në Gjermani, Jozef Lipski gjatë bisedës së tij me Hitlerin më 20 shtator 1938: “…për zgjidhjen e çëstje çifute ne (polakët) do të ndërtojmë në nderim të tij…një monument të shkëlqyer në Varshavë”.

Përtej kësaj ne nuk e dimë nëse kishte “protokolle” sekrete apo anekse në marrëveshjet që nazistët nënshkruan me një numër vendesh të tjera. E vetmja gjë që na mbetet është të besojmë fjalën e tyre. Kanë rëndësi këtu sidomos materialet e bisedimeve sekrete anglo-gjermane që ende nuk janë deklasifikuar. Për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të përshpejtojnë procesin e hapjes së arkivave dhe të publikojnë dokumente të panjohura për luftën dhe periudhën e paraluftës – siç ka bërë Rusia në këto vitet e fundit. Në këtë kontekst, ne jemi gati për bashkëpunim dhe për projekte të përbashkëta kërkimore të historianëve.

Por le të kthehemi pas në ngjarjet që i paraprinë LIIB-së. Ishte naive të besoje se Hitleri, pasi mbaroi punë me Çekosllovakië do të hiqte dorë nga pretendimet e tjera territoriale. Kësaj radhe pretendimet e tij përfshinin bashkëpunëtoren e tij në ndarjen e Çekosllovakisë – Poloninë. Edhe në këtë rast, u përdor si pretekst fati i të ashtuquajturit Korridori i Dancingut, një trashëgimi e Versajës. Përgjëgjësia për tragjedinë që përjetoi asokohe Polonia qëndron tërësisht te lidershipi polak, që kishte penguar krijimin e një aleance ushtarake mes Britanisë, Francës dhe Bashkimit Sovjetik dhe u bazuan në ndihmën e partnerëve perëdnimiorë, duke e lënë popullin e vet nën shtypjen e makinës shkatërrimtare të Hitlerit.

Ofensiva gjermane ishte ideuar në përputhje me doktrinën e luftës rrufe. Pavarësisht rezistencës së ashpër dhe heroike të ushtrisë polake më 8 shtator 1939 – vetëm një javë nga nisja e luftës – trupat gjermane ishin në rrethinat e Varshavës. Më 17 shtator liderët ushtarakë dhe politikë të Polonisë ishin tashmë në Romani duke tradhëtuar popullin e vet që vazhdoi të luftonte pushtuesit.

Shpresa e Polonisë për ndihmë nga aleatët perëndimorë shkoi më kot. Pasi deklaroi luftë ndaj Gjermanisë, trupat e Francës përparuan vetëm disa dhjetëra kilometra në brendësi të territorit gjerman. E gjitha ngjante si një demonstrim force. Më tej akoma, Këshilli Suprem i Anglo-Francez i Luftës, në mbledhjen e tij të parë më 12 shtator 1939 zhvilluar në Abbeville, vendosi të anullonte ofensivën në dritën e zhvillimeve intensive në Poloni. Ishte ky momenti kur filloi famëkeqja Luftë e Çuditshme. Ajo çfarë bënë Britania dhe Franca ishte një tradhëti e pafytyrë ndaj detyrimeve të tyre publike ndaj Polonisë.

Më vonë, gjatë gjyqit të Nurembergut, gjeneralët gjermanë shpjeguan suksesin e tyre të shpejtë në Lindje. Ish-shefi I Shtabit Operacional të Komandës së Lartë të Ushtrisë Gjermanbe, gjenerali Alfred Jodl, pranonte se: “…ne nuk pësuam humbje përpara 1939-ës thjesht vetëm sepse 110 divizione franko-gjermane të stacionuara në perëndim kundër 23 divizioneve gjermane qëndruan asbolutisht pa lëvizur gjatë luftës me Poloninë”.

Kam kërkuar të më vihen në dispozicion të gjitha dokumentet arkivore që lidhen me kontaktet sovjeto-gjermane në ditët dramatike të gusht-shtatori 1939. Sipas tyre, paragrafi 2 i Protokollit Sekret i Paktit gjermano-sovjetik i Mossulmimit, nënshkruar më 23 gusht 1939 deklaron se në eventualitetin e një riorganizimi politiko-territorial të distrikteve të shtetit polak, kufiri mes sferave të interesit të dy vendeve do të kalone “në afërsi të lumenjve Narev, Vistula dhe San”. Me fjalë të tjera, zona sovjetike e ndikimit përfshinte jo vetëm territoret që banoheshin kryesisht nga bjellorusë dhe ukrainas, por gjithashtu tokat historike polake në Vistula dhe lartësitë e Bug. Ky është një fakt i njohur për shumë pak njerëz sot.

Po ashtu, shumë pak njerëz e dinë se menjëherë pas sulmit mbi Poloninë, në ditët e para të shtatorit 1939, Berlini kërkoi vazhdimisht dhe me forcë nga Moska që t’i bashkohej ndërhyrjes së tij ushtarake. Megjithatë, lidershipi sovjetik i injoroi këto thirrje dhe planifikoi të shmangte sa më shumë të mundej angazhimin në ato ngjarje dramatike.

Vetëm kur u bë absolutisht e qartë se Britania e Madhe dhe Franca nuk do ndihmonin aleatin e tyre, që mundësonte për Vermahtin pushtimin e shpejtë të të gjithë Polonisë, duke u shfaqur kështu në afërsi të Minskut, Bashkimi Sovjetik vendosi më 17 shtator, njësi të Ushtrisë së Kuqe në të ashtuquajturat Kufij të Lindjes(Kresy), që sot janë pjesë e territorieve të Bjellorusisë, Ukrainës dhe Lituanisë.

Është e qartë se nuk kishte alternativë tjetër. Përndryshe Bashkimi Sovjetik do të përballej seriozisht me rreziqe sepse – po e përsëris – kufiri i vjetër sovjeto-polak kalonte vetëm dhjetra km larg nga Minsku. Vendi do të hynte në një luftë të pashmangshme me nazistët nga pozita strategjike shumë të disfavorshme, ndërkohë që miliona njerëz të kombësive të ndryshme, përfshirë hebrejtë që jetonin afër Brestit dhe Grodnos, Przemysl, Lvovit dhe Vilniusit, do të liheshin në mëshirën e nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lokalë – anti-semitë dhe nacimonalistë radikalë.

Fakti që Bashkimi Sovjetik kërkoi të shmangte sa më shumë të mundte përfshirjen në konfliktin që sa vinte e zgjerohej dhe nuk kishte dëshirë të luftonte krah Gjermanisë ishte asryeja pse kontakti mes trupave gjermane dhe atyre sovjetike ndodhi shumë më në lindje sesa kufijtë e dakordësuar në protokollin sekret. Ky kufi nuk ishte në lumin Vistula, por afër të së ashtuquajturës Linja Kurzon, e cila në vitin 1919 ishte sugjeruar nga Antanta si kufiri lindor i Polonisë.

Siç dihet dëshirorja vështirë se mund të ketë vlerë kur flasim për ngjarjet e së shkuarës. Unë do të them vetëm se në shtator 1939, lidershipi sovjetik kishte një mundësi të lëvizte kufijtë perëndimorë edhe më tej në Perëndim, drejt Varshavës, por vendosi të mos e bënte një gjë të tillë. Gjermanët sugjeruan formalizimin e status quosë së re. më 28 shtator 1939, Ribbentrop dhe Molotov firmosën në Moskë Traktatin e Miqësië dhe Kufirit mes Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik si dhe protokollin sekret mbi ndryshimin e kufirit shtetëror, sipas të cilit kufiri pranohej në vijën e demarkacioni ku u takuan të dyja ushtritë.

Në vjeshtën e vitit 1939, Bashkimi Sovjetik, në ndjekje të synimeve të veta strategjike ushtarake nisi procesin e inkorporimit të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Hyrja e tyre në Bashkimin Sovjetik u zbatua mbi një bazë kontraktuale, me konsensusin e autoriteteve të zgjedhura. Kjo ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë shtetëror të asaj kohe. Përtej kësaj, në tetor 1939, qyteti i Vilniusit dhe zona përreth, që më parë kishin qenë pjesë e Polonisë, iu rikthyen Lituanisë. Republikat baltike ruajtën trupën e tyre qeveritare brenda BS-së, gjuhën dhe kishin përfaqësues në njësitë më të larta të qeverisë së Bashkimit Sovjetik. Përgjatë gjithë këtyre muajve vijonte në mënyrë të padukshme një betejë dhe punë operative në rrafshin diplomatik dhe politiko-ushtarake. Moska e kuptoi se po përballej me një armik të egër dhe mizor dhe se tashmë kishte nisur një luftë e mbuluar kundër nazistëve. Dhe nuk kishte arsye që deklaratat zyrtare dhe notat protokollare të kohës të konsideroheshin si provë e “miqësisë” mes Gjermanisë dhe BS-së. BS kishte kontakte aktive tregëtare dhe teknike jo vetëm me Gjermaninë, por edhe me vende të tjera po ashtu. Ndërkohë që Hitleri u përpoq shpesh të tërhiqtje Bashkimin Sovjetik në konfrontimin e Gjermanisë me Mbretërinë e Bashkuar, por qeveria sovjetike qëndroi e vendosur.

Përpjekja e fundit për të bindur BS-në për veprim të përbashkët u bë nga Hitleri gjastë vizitës së Molotovit në Berlin në nëntor të viti 1940. Por Molotovi ndoqi me përpikmëri udhëzimet e Stalinit dhe u kufizua me diskutime të përgjithshme mbi idenë gjermane që Bashkimi Sovjektik t’i bashkohej Paktit Tripalësh të fimrosur nga Gjermania, Italia dhe Japonia më shator 1940, i orientuar kundër Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. Nuk është çudi se qysh më 17 nëntor, Molotovi I jepte këto udhëzime përfaqësuesit fuqiplotë të BS-së në Londër, Ivan Maisky:

Për dijeninë tuaj…Në Berlin as nuk u nënshkrua dhe as nuk synohej ndonjë marrëveshje. Ne thjesht shkëmbyem pikëpamjet në Berlin…asgjë më shumë…Me sa duket, gjermanët dhe japonezët duken të paduruar të na shtyjnë drejt Gjirit dhe Indisë. Ne refuzuam diskutimin mbi këtë çështje pasi ne konsiderojmë si të papërshtatshme një këshillë të Gjermanisë.”

Dhe më 25 nëntor, lidershipi sovjetik i paraqiti zyrtarisht Berlinit kushte që ishin të papranueshme për nazistët, përfshirë tërheqjen e trupave gjermane nga Finlanda, një traktat të ndihmës së ndërsjellë mes Bullgarisë dhe BS-së dhe një numër çështjesh të tjera. Në këtë mënyrë ai e përjashtoi qëllimisht mundësinë e bashkimit me Paktin. Një pozicion i tillë i dha formë përfundimtare synimit të Fyhrerit për të nisur një luftë kundër BS-së. Dhe qysh në muajin dhjetor, duke lënë mënjanë paralajmërimet e strategëve të tij për rrezikun shkatërrimtar të një lufte në dy fronte, Hitleri miratoi Operacionin Barbarosa. Ai e bëri duke e ditur se Bashkimi Sovjetik ishte forca kryesore që qëndronte kundër tij në Europë dhe se rezultati i betejës së ardhshme në Lindje do të vendoste rezultatin e luftës botërore. Dhe ai nuk kishte dyshime as për shpejtësinë dhe suksesin e fushatës së Moskës.

Këtu unë dua të nënvizoj sa më poshtë: Vendet perëndimore, ç’është e vërteta ranë dakord me veprimet e atëhershme të Bashkimit Sovjetik dhe njohën synimet e këtij të fundit për sigurimin e tij kombëtar. Në fakt, më 1 tetor 1939, Uniston Çërçill, atë kohë Lordi i Parë IiAdmiraliatit në fjalimin e tij në radio tha: “Rusia ka ndjekur një politikë të ftohtë të interesit të saj…Por që ushtritë ruse duhet të qëndronin në këtë linjë(në kufirin e ri perëndimor)ishte qartësisht e nevojshme për sigurinë e Rusisë ndaj kërcënimit nazist”.

Më 4 tetor 1939, duke folur në Dhomën e Lordëve, sekretari i Jashtëm, Lordi Halifaks tha: “…duhet pranua se veprimet e qeverisë sovjetike për lëvizjen e kufirit ishin në thelb në një linjë me rekomandimet e Lordit Kurzon në Konferencën e Versajës…Une vetëm po citoj fakte historike dhe besoj se ato janë të padiskutueshme”. Politikani i njohur britanik dhe shtetari Llojd Xhorxh theksoi, “Ushtritë ruse pushtuan territore që nuk janë polake dhe u kapën me forcë nga Polonia pas Luftë ssë Parë Botërore…Do të ishte akt I një çmendurie kriminale të barazoje përparimin rus me atë gjerman”.

Në komunikimin e tyre informal me përfaqësuesin fuqiplotë sovjetik Ivan Maisky, politikanët e lartë britanikë flisnin edhe më hapur. Më 17 tetor 1939 Nënsekretari i Shtetit për Çështjet me Jashtë, R.A. Batler i konfidoi atij se qarqet e qeverisë britanike besonin se nuk diskutohej më që Bjellorusia dhe Ukraina Perëndimore t’i ktheheshin sërish Polonisë. Sipas tij, nëse do të kishte qenë e mundur të krijohej një Poloni etnike në një përmasë modeste me një garanci jo vetëm nga BS-ja dhe Gjermania, por edhe nga Britania dhe Franca, atëherë qeveria britanike do të ndihej tërësisht e kënaqur. Më 27 tetor 1939, këshilltari kryesor i Nevil Çambërlen, Horac Uillson tha se Polonia duhej rikrijuar si një shtet i pavarur mbi baza etnografike, por pa Ukrainën Perëndimore dhe Bjellorusinë. Ja vlen të përmendet se me zhvillimin e këtyre bisedimeve u shfrytëzuan edhe mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve britaniko-ruse. Ishin këto kontakte që shtruan udhën për koalicionin e ardhshëm anti-Hitlerian. Uinston Çërçill spikaste mes politikanëve largpamës dhe të përgjegjshëm dhe pavarësisht antipatisë së tij famëkeqe për Bashkimin Sovjetik, kishte qenë në favor të bashkëpunimit me sovjetikët edhe më parë. Pak më herët, në maj të vitit 1939, ai ishte shprehur në Dhomën e Komuneve, “Ne do të jemi në rrezik vdekjeprurës nëse dështojmë në krijimin e një aleance të madhe kundër agresionit. Marrëzia më e madhe…do të ishte…të mbajmë larg çdo bashkëpunim të natyrshëm me Rusinë Sovjetike…”.

Dhe pas nisjes së veprimeve ushtarake në Europë, në takimin e tij me Ivan Maiskyn më 6 tetor 1939, ai i konfidoi atij se nuk kishte ndonjë kontradiktë serioze mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik dhe se nuk kishte pra ndonjë arsye për tension dhe marrëdhënie jo të mira. Ai përmendi po ashtu faktin se qeveria britanike ishte e gatshme të zhvillonte marrëdhënie tregëtare dhe kishte vullnetin për të diskutuar çdo masë tjetër që mund të përmirësonte marrëdhëniet.

Lufta e Dytë Botërore nuk ndodhi brenda një dite, as nuk nis papritur e papandehur. Agresioni gjerman kundër Polonisë nuk lindi nga hiçi. Ai ishte rezultat i një numri faktorësh dhe prirjesh në botën politike të kohës. Të gjitha ngjarjet e paraluftës u bashkuan për të krijuar një reaksion fatal. Por padyshim që faktorët kryesorë që paracaktuan tragjedinë më të madhe në historinë e njerëzimit ishin egoizmi shtetëror, frika, paraqitja paqësore e agresorit që po fitonte fuqi dhe mungesa e dëshirës për kompromis nga elitat politike.

Për këtë arsye është e pandershme të shpallësh se vizita dy ditore e ministrit të Jashtëm nazist Joakim Ribentrop në Moskë ishte arsyeja kryesore për nisjen e LIIB. Të gjitha vendet kryesore janë në një farë mase përgjegjëse për shpërthimin e saj. Secili prej tyre bëri gabime fatale, duke besuar me arrogancë se ata mund t’ia hidhnin të tjerëve, të siguronin avantazhe të njëanshme për vete apo të qëndronin larg katastrofës botërore që po afronte. Kjo dritshkurtësi, refuzimi për të krijuar një sistem kolektiv sigurie kushtoi miliona jetë njerëzisht dhe humbje të jashtëzakonshme.

Thënë kjo, nuk kam në asnjë mënyrë synim të marr rolin e një gjykatësi, të akuzoj, apo të  shfajësoj kënd, lëre më pastaj të nis një raund të ri ndërkombëtar të përballjes së informacionit në lëmin historik që do të vinte vendet dhe poput në mosmarrëveshje. Unë besoj se janë akademikët dhe studieuesit nga vende të ndryshme të botës që duhet të kërkojnë për një vlerësim të balancuar të asaj që ndodhi. Ne të gjithë kemi nevojë për të vërtetën dhe objektivitet. Sa më përket, unë kam inkurajuar përherë kolegët e mi të ndërtojnë një dialog të qetë, të hapur dhe bazuar mbi besimin, të shohin të shkuarën e përbashkët me një sesn kritik dhe pa paragjykime. Një qasje e tillë do të bënte të mundur që gabimet të mos përsëriten dhe të sigurohet një zhvillim paqësor dhe i suksesshëm për vitet që vijnë.

Megjithatë shumë nga partnerët tanë nuk janë gati për një punë të përbashkët. Përkundrazi, duke ndjekur synimet e tyre, ata rrisin numrin dhe qëllimet e sulmeve informative kundër vendit tonë, duke u përpjekur që të na bëjmë të ndihemi në faj dhe të kërkojmë ndjesë. Ata adoptojnë deklarata tërësisht hipokrite dhe të motivuara politikisht. Kështu p.sh rezoluta mbi Rëndësinë e Kujtesës Europiane për të Ardhmen e Europës, miratuar nga Parlamenti Europian më 19 shator 2019, akuzon drejtpërdrejt Bashkimin Sovjetik – krahas Gjermanisë Naziste – për nisjen e LIIB-së. E kotë të thuhet, aty nuk përmendet Mynihu në asnjë rresht apo formë.

Besoj se një “dokument” i tillë – sepse nuk mund ta quaj atë rezolutë – që ka për synim të provokojë një skandal , është i mbushur me kërcënime reale dhe të rrezikshme. Ç’është e vërteta ai u adoptua nga një institucion shumë i respektueshëm. Dhe çfarë tregoi? Për fat të keq, ai zbuloi një politikë të qëllimshme që synon shkatërrimin e rendit botëror të pasluftës, krijimi i të cilit ishte çështje nderi dhe përgjegjshmërie për vende, një numër përfaqësuesish të të cilave votuan sot pro kësaj rezolute të gënjeshtërt.

Në këtë mënyrë ata sfiduan përfundimet e Gjykatës së Nurembergut dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për krjimin, pas fitores së 1945-ës, të institucioneve universal ndërkombëatre. Më lejoni t’ju kujtoj lidhur me këtë se vetë procesi i integrimit europian që çon drejt krijimit të strukruave të rëndësishme, përfshirë PE-në, u bë i mundur vetëm falë mësimeve të së shkuarës dhe vlerësimit të tyre të saktë dhe të ligsjhëm. Dhe ata që qëllimisht e vendosin në pikëpyetje këtë konsensus minojnë themelet e të gjithë Europës së pasluftës.

Përveç se një kërcënim për parimet themelore të rendit botëror, kjo shtron po ashtu disa çështje morale dhe etike. Është meskine të përdhosësh dhe fyesh kujtesën. Meskiniteti mund të jetë i qëllimshëm, hipokrit dhe me synime si në rastin kur në deklarimet e përkujtimit të 75 – vjetorit të fundit të LIIB-së, përmenden të gjithë pjesëmarrësit të koalicionit anti-Hitlerian, përveç Bashkimit Sovjetik. Poshtërsia mund të manifestohet si frikë si p.sh në rastet kur monumente të ngritura në nderim të atyre që luftuan kundër Nazizmit, shkatërrohen dhe këto akte të turpshme justifikohen me slllgane të rreme të luftës kundër një ideologjie të pamirëpritur dhe gjoja pushtimit. Por kjo ligësi dhe ky meskinitet mund të jenë gjakësore si në situatën kur ata që dalin kundër neonazistëve dhe pasardhësve të Banderas(Ukrainë) vriten dhe digjen. Dhe njëherë, poshtërsia mund të ketë shumë manifestime, por kjo nuk e bën atë më pak të pështirë.

Të mohosh mësimet e historisë sjell pashmangshmërisht një faturë të rëndë. Ne do t’i përmbahemi vendosmërisht të vërtetës bazuar në fakte historike të dokumentuara. Ne do të vazhdojmë të jemi të ndershëm dhe paanshëm për ngjarjet e LIIB-së. kjo përfshin një projekt në shakllë të gjerë për krjimin e koleksionit më të madh të të dhënave arkivore, filma dhe materiale fotografike për historinë e LIIB-së dhe periudhën që i parapriu. Një punë e tillë ka nisur tashmë. Shumë materiale të reja, të zbuluara së fundmi dhe të deklasifikuara janë përdorur po ashtu edhe në përgatitjen e këtij artikulli. Mund të deklaroj më përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë dokument arkivor që mund të konfirmojë presupozimin se Bashkimi Sovjetik synonte të niste një luftë preventive kundër Gjermanisë.

Në të vërtetë, lidershipi ushtarak sovjetik ndoqi një doktrinë, sipas të cilës në eventualitetin e një agresioni, Ushtria e Kuqe do të përballej menjëherë me armikun, do të hidhej në ofensivë dhe të vazhdonte veprimet luftarake në territorin armik. Megjithatë, këto plane strategjike nuk nënkuptonin ndonjë synim për të sulmuar të parët Gjermaninë. Sigurisht dokumentet e planifikimit ushtarak, letrat me udhëzime të shtabeve gjermane dhe sovjetike janë tani në dispozicion të historianëve. Më në fund ne e dimë kursin e vërtetë të ngjarjeve. Nga perspektiva e njohjes së këtij materiali, ka njerëz që debatojnë për veprimet, gabimet dhe gjykimin e gabuar të lidershipit politik dhe ushtarak të vendit. Në këtë kuptim, do të them një gjë: krahas një fluksi shumë të madh dizinformimi të llojeve të ndryshme, lidershipi sovjetik mori gjithashtu informacione të vërteta mbi agresionin e afërt nazist. Dhe në periudhën e para luftës ata morën masa për të përmirësuar gatishmërinë luftarake të vendit, përfshirë rekrutimin e fshehtë të një pjese njerëzish të aftë për detyra ushtarake dhe stërvitje si dhe ridislokimin e njësive dhe rezervës nga distriktet e brendshme në kufijtë perëndimorë.

Lufta nuk erdhi si surprzië, njerëzit e prisnin, përgatiteshin për të. Por sulmi nazist ishte me të vërtetë i paprecedentë në termat e fuqisë shkatërruese. Më 22 qershor 1941, Bashkimi Sovjetik u përball me ushtrinë më të fuqishme, më të mobilizuar dhe të aftë në botë që kishte në dispozicon potencialin industrial, ekonomik dhe ushtarak të thuajse të gjithë Europës. Humbjet ushtarake të në vitin 1941 e çuan vendin në buzë të katastrofës. Fuqia luftuese dhe kontrolli duhej rikthyer me masa ekstreme, me mobilizim kombëtar dhe intensifikim të të gjithë përpjekjeve, nga shteti dhe populli. Në verën e vitit 1941 miliona qytetarë, qindra fabrika dhe njësi industriale nisën të evakuohen nën zjarrin armik në lindje të vendit. Prodhimi i armëve dhe municionit, që kishte nisur të furnizonte frontin që në dimrin e parë të konfliktit, nis pas linjave të veprimit në kohën më të shkurtër të mundshme dhe nga viti 1943, u kalua shkalla e prodhimit industrial të Gjermanisë dhe aleatëve të vet. Brenda 18 muajve, populi sovjetik bëri diçka që dukej e pamundur. Si në linjën e frontit ashtu edhe në frontin e brendshëm. Është ende e vështirë të kuptohet, të percepthet dhe imagjinohen se me çfarë përpjekje të pabesueshme, kurajo, dedikim u arritën këto.

Më lejoni të citoj një tjetër dokument. Ky është një raport i shkurtit 1945 mbi reparacionet nga Gjermania i Komisioni Aleat për Reparacionet, drejtuar nga Ivan Maisky. Detyra e komisionit ishte të përkufizonte një formulë sipas të cilës Gjermania e mundur të paguante dëmet e luftës. Komisioni konkludoi se “numri i ditëve të një ushtari gjerman në frontin sovjetik është të paktën 10 herë më I lartë se në të gjitha frontet e tjera”. Fronti sovjetik po ashtu u desh të përballte 4/5-at e tankeve gjermanë dhe rreth 2/3-at e aviacionit të Gjermanisë. Në tërësinë e vet, BS ishte terreni I 75% të të gjitha përpjekjeve ushtarake të ndërmarra nga koalicioni anti-Hitlerian. Gjatë periudhës së luftës, Ushtria e Kuqe vuri në rresht 626 divizione të Aksit, nga të cilat 508 ishin gjermane. Më 28 prill 1942, Franklin Delano Roosevelt tha në fjalën e tij drejtuar kombit amerikan:

Forcat ruse kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë më shumë fuqi ushtarake të armiqve tanë – trupa, tanke, avionë dhe armë – se të gjitha kombet e tjera të marra së bashku”.

Uinston Çërçill në mesazhin e tij drejtuar Josif Stalinit më 27 shtator 1944, shkruante se “është ushtria ruse që i nxori zorrët jashtë makinës ushtarake gjermane”.

Përpjekjet e të gjitha vendeve dhe popujve që luftuan kundër një armiku të përbashkët çuan në fitore. Ushtria britanike mbrojti vendin e vet nga pushtimi, luftoi nazistët dhe satelitët e vet në Mesdhe dhe Afrikën e Veriut. Trupat amerikane dhe britanike çliruan Italinë dhe hapën Frontine  Dytë. SHBA veproi fuqishëm dhe dha goditje shkatërrimtare kundër agresori në Paqësor. Ne kujtojmë sakrficën e jashtëzakonshme të populit kinez dhe rolin e madh të tij në disfatën e Japonisë militariste. Le të mos harrojmë luftëtarët e Franca që Lufton, që nuk u bashkuan me kapitullimin e turpshëm dhe vazhduan luftën kundër nazistëve.

Ne po ashtu jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga Aleatët për Ushtrinë e Kuqe, municione, lëndë e parë, ushqime dhe pajisje. Ajo ndihmë ishte domethënëse – rreth 7% e prodhimit ushtarak të Bashkimit Sovjetik.

Bashkimi Sovjetik përmbushi plotësisht detyrimet e veta ndaj aleatëve të vet dhe gjithnjë ofroi ndihmë. Kështu, Ushtria e Kuqe ndihmoi zbarkimin e trupave anglo-amerikane në Normandi duke zhvilluar një operacion ushtarak – Bagration – në shkallë të gjerë në Bjellorusi. Në janar të vitit 1945, pasi kishin kaluar lumin Oder, ushtarët tanë i dhanë fund ofensivës së fundit të fuqishme të Vermahtit në Frontin Perëndimor në Ardene. Tre muaj pas fitores mbi Gjermaninë, BS, në përputhje të plotë me marrëveshjet e Jaltës, i deklaroi luftë Japonisë dhe mundi ushtrinë e fuqishme në Kuantung.

Aleatët krijuan së bashku Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare për dënimin e nazistëve dhe kriminelëve të luftës. Vendimet e saj përbajnë një vlerësim të qartë ligjor të krimeve kundër njerëzimit, si genocide, spastrim fetar dhe etnik, antisemitizëm dhe ksenofobi. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe pa asnjë ekuivok, Gjykata e Nurembergut dënoi po ashtu bashkëpunëtorët e nazistëve të llojeve të ndrushme…

Sot pozicioni ynë mbetet i pandryshuar – nuk ka asnjë justifikim për aktet kriminale të bashkëpunëtorëve të nazistëve, nuk ka parashkrim për to. Ndaj është shqetësuese se në disa vende ata që u njollosën me bashkëpunim, papritur barazohen me veteranët e LIIB. Unë besoj se është e papranueshme të barazohen çlirimtarët me pushtuesit. Dhe junë mundet ta shoh glorifikimin e bashkëpunëtorëve të Nazizmit si një tradhëti ndaj kujtimit të baballarëve dhe gjyshërve tanë. Një tradhëti e idealeve që bashkuan popujt në luftën kundër Nazizmit. Revizionizmi historik, manifestime të të cilit i shohim sot në Perëndim, kryesisht në raport me LIBB dhe rezultatit të saj, është I rrezikshëm sepse deformon trashë dhe në mënyrë cinike kuptimin e parimeve të zhvillimit paqësor, të shtruara në konferencat e Jaltës dhe San Françiskos. Arritja madhore historike e Jaltës dhe vendimeve të tjera të kohës është marrëveshja për krijimin e një mekanizmi që do t’u mundësonte fuqive të mëdha të zgjidhnin dallimet mes tyre brenda kuadrit diplomatik…Fituesit e LIIB kuptuan dhe ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre përkundrejt njerëzimit.

Paralajmërimi i Lidhjes së Kombeve u mor në konsideratë në vitin 1945. Struktura e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u zhvillua në një mënyrë të tillë që të kishte garanci konkrete dhe efektive për paqen. Kështu u krijua institucioni i anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe e drejta e vetos si privilegj dhe përgjegjësi e tyre. Cila është fuqia e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB? Për të qenë të qartë, është e vetmja alternativë e arsyeshme për një konfrontim të drejtpërdrejtë midis vendeve të mëdha. Është deklaratë e njërës prej pesë fuqive që një vendim është i papranueshëm për të dhe është në kundërshtim me interesat dhe idetë e tij për qasjen e duhur. Dhe vendet e tjera, edhe nëse nuk janë dakord, e marrin në konsideratë këtë pozicion, duke braktisur çdo përpjekje për të bërë realitet përpjekjet e tyre të njëanshme. Kjo do të thotë që, në një mënyrë apo një tjetër, është e nevojshme të kërkohen kompromise.

Një konfrontim i ri global filloi pothuajse menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ishte ndonjëherë shumë i ashpër. Dhe fakti që Lufta e Ftohtë nuk gjeneroi një Luftë të Tretë Botërore është dëshmi e qartë e efektivitetit të marrëveshjeve të lidhura nga Pesë të Mëdhenjtë. Rregullat e dakorduara gjatë krijimit të Kombeve të Bashkuara bënë të mundur minimizimin e mëtejshëm të rreziqeve dhe mbajtjen nën kontroll të konfrontimit. Sigurisht, ne shohim që sistemi i Kombeve të Bashkuara aktualisht përjeton njëfarë tensioni në punën e tij dhe nuk është aq i efektshëm sa mund të ishte. Por OKB ende kryen funksionin e saj parësor.

Parimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë një mekanizëm unik për të parandaluar një luftë madhore ose një konflikt global. Thirrjet që janë bërë mjaft shpesh vitet e fundit për të hequr fuqinë e vetos, për të mohuar mundësi të veçanta për anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë në të vërtetë të papërgjegjshme. Në fund të fundit, nëse kjo ndodh, Kombet e Bashkuara në thelb do të bëhen Lidhja e Kombeve – një takim për bisedime boshe pa asnjë lloj ndikimi në proceset botërore. Dihet se cili do të jetë rezultati.

Kjo është arsyeja pse fuqitë fitimtare iu afruan formimit të sistemit të ri të rendit botëror me seriozitetin maksimal duke kërkuar të shmangin përsëritjen e gabimeve të bëra nga paraardhësit e tyre. Krijimi i sistemit modern të marrëdhënieve ndërkombëtare është një nga rezultatet kryesore të Luftës së Dytë Botërore. Edhe kontradiktat më të pakapërcyeshme – gjeopolitike, ideologjike, ekonomike – nuk na pengojnë të gjejmë forma të bashkëjetesës paqësore dhe bashkëveprimit, nëse ekziston dëshira dhe vullneti për ta bërë një gjë të tillë. Sot bota po kalon kohë të turbullta. Gjithçka po ndryshon, që nga ekuilibrat globalë të pushtetit dhe influencave deri në themelet sociale, ekonomike dhe teknologjike të shoqërive, kombeve dhe madje kontinenteve. Në epokat e kaluara, zhvendosjet e këtyre përmasave pothuajse kurrë nuk kanë ndodhur pa konflikte të mëdha ushtarake. Pa një luftë mes fuqive për të ndërtuar një hierarki të re globale. Falë mençurisë dhe largpamësisë së figurave politike të Fuqive Aleate, ishte e mundur të krijohej një sistem që ka i ka kufizuar manifestimet ekstreme të një konkurrence të tillë objektive, historikisht të qenësishme në zhvillimin botëror. Është detyrë e jona – e të gjithë atyre që marrin përgjegjësi politike dhe kryesisht përfaqësuesit e fuqive fitimtare në Luftën e Dytë Botërore – të garantojnë që ky sistem të mirëmbahet dhe të përmirësohet. Sot, ashtu si në vitin 1945, është e rëndësishme të demonstrohet vullnet politik dhe të diskutohet së bashku mbi të ardhmen. Kolegët tanë – z. Xi Jinping, z. Macron, Trump dhe z. Johnson – mbështetën iniciativën ruse për të mbajtur një takim të drejtuesve të pesë shteteve që posedojnë armatim bërthamor, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Ne i falënderojmë për këtë dhe shpresojmë që një takim i tillë ballë për ballë mund të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Cili është vizioni ynë për samitin e ardhshëm? Para së gjithash, për mendimin tonë, do të ishte e dobishme të diskutojmë hapat për të zhvilluar parime kolektive mbi çështjet botërore. Të flasim hapur për çështjet e ruajtjes së paqes, forcimit të sigurisë globale dhe rajonale, kontrollit strategjik të armëve, për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe sfidat e kërcënimet e tjera të mëdha. Një pikë e veçantë në axhendën e takimit është situata në ekonominë globale. Dhe mbi të gjitha, tejkalimi i krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Vendet tona po marrin masa të paprecedenta për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe për të mbështetur qytetarët që janë gjendur në situata të vështira jetese.

Aftësia jonë për të punuar së bashku, si partnerë të vërtetë, do të tregojë se sa i rëndë do të jetë ndikimi i pandemisë dhe sa shpejt ekonomia globale do të dalë nga recesioni. Për më tepër, është e papranueshme që ekonomia të shndërrohet në një instrument presioni dhe konfrontimi. Çështjet popullore përfshijnë mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e ndryshimit të klimës, si dhe sigurimin e hapësirës botërore të informacionit.

Axhenda e propozuar nga Rusia për samitin e ardhshëm të të Pestëve është jashtëzakonisht e rëndësishme si për vendet tona, ashtu dhe për të gjithë botën. Dhe ne kemi ide dhe nisma specifike për të gjitha pikat. Nuk ka dyshim se samiti i Rusisë, Kinës, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe do të luajë një rol të rëndësishëm në gjetjen e përgjigjeve të përbashkëta për sfidat dhe kërcënimet moderne, dhe do të demonstrojë një angazhim të përbashkët për frymën e aleancës, për ato ideale dhe vlera të larta humaniste për të cilat baballarët dhe gjyshërit tanë luftuan krah njëri-tjetrit.

Duke u mbështetur në një kujtesë të përbashkët historike, ne mund t’i besojmë njëri-tjetrit dhe duhet ta bëjmë këtë. Kjo do të shërbejë si bazë solide për negociata të suksesshme dhe veprim të bashkërenduar për hir të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në planet, për hir të prosperitetit dhe mirëqenies së të gjitha shteteve. Pa ekzagjerim, është detyra dhe përgjegjësia jonë e përbashkët ndaj gjithë botës, ndaj brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm.

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!