Manchester City ka prezantuar ankimim në CAS kundër përjashtimit për dy vjet nga kupat europiane për thyerje të Fair Play Financiar, por ka nga ata që nuk duan të presin. Sipas Daily Mail në fakt, tetë nga 10 klubet e para angleze (përjashto Sheffield United e natyrisht vetë Citizens) kanë prezentuar një kërkesë në CAS që skuadra e Guardiola të mos marrë pjesë në Champions League me apelin ende në vazhdim.

Kërkesa e City parashikon natyrisht atë për të pezulluar dënimin në pritje që të diskutohet ankimimi, që është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus, ndërsa kjo lëvizje e re e një pjese të madhe të Premier League tregon se nuk ka aspak dashamirësi kunddrejt shoqërisë së Khaldun al-Mubarak.

Një burim që e njeh mirë situatën ka folur për Daily Mail: “Ndjesia është se klubet janë mërzitur nga sjellja e City, për shumë kohë ia ka hedhur duke thyer rregullat. E duhet të shkojë në Champions, në dëm të një klubi që ka vepruar në mënyrë korrekte?”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!