Është e ditur tashmë se adhuruesit e librit nuk shtrihen në shtrat pa pasur në dorë një prej tyre. Dhe nuk ka gjë më të mirë para gjumit sesa të përkundesh nga faqet të cilat të bëjnë të ëndërrosh botë të largëta.

Edhe shkenca ka treguar se si leximi ndihmon për të fjetur më mirë, duke përjashtuar netët kur rrihet zgjuar për të përfunduar librin. Leximi është një ushqim i mirë për trurin. Trupi qetësohet dhe kur truri është i lumtur kemi më shumë mundësi të flemë të qetë.

Kjo gjë mund të konfirmohet nga ata që e kanë provuar leximin para gjumit. Edhe leximi për vetëm 10 minuta e ndihmon shumë mendjen. Duke kaluar nga një natë pa gjumë në tjetrën, sipas “Bustle”, ja disa arsye pse leximi ndihmon gjumin.

Kërkuesit e universitetit të Sussex zbuluan se qoftë edhe gjysmë ore dedikuar leximit para gjumit, redukton ndjeshëm nivelin e stresit më mirë sesa dëgjimi i muzikës ose të pish ndonjë çaj. Stresi është një faktor i rëndësishëm për pagjumësinë, leximi mund të frenojë disa mendime negative që lëvrijnë në kokë përpara shtrirjes për të fjetur.

Ndihmon për t’u shkëputur nga celulari dhe tableti

Ekspertët e gjumit këshillojnë që të evitohet drita e fortë si ajo e tableteve dhe e smartphone-ëve, nëse në darkë dëshirohet një gjumë i qetë. Ajo që këshillohet është të lihen në komodinë aparatet teknologjikë dhe të qetësohet shikimi duke lexuar një libër të stampuar në letër.

Të bën të ëndërrosh personazhet e librit

Ndoshta ju ka ndodhur të ëndërroni situata që ju kanë ndodhur gjatë ditës. Shumë lexues thonë se kanë ëndërruar personazhe që i kanë hasur në libra të lexuar para gjumit.

Bën pjesë në rutinën e darkës

“National Sleep Foundation” rekomandon krijimin e një rutine mbrëmjeje për t’u përgatitur më mirë për gjumin. Ndoshta duke pirë edhe një filxhan çaj. Të veshësh diçka të rehatshme për të lexuar në mbrëmje është një mënyrë e mirë për t’i kujtuar trurit të përgatitet për gjumë, pas një gjysmë ore leximi.

Ndihmon trupin të relaksohet

Sipas ekspertëve, mes një aktiviteti e një tjetri, nevojitet rreth një orë derisa trupi të qetësohet në mënyrën e duhur përpara gjumit. Dhe leximi është mënyra më e mirë për ta relaksuar mendjen. Por, duhet të bëni kujdes, që mos të futeni në botën e ndonjë thrilleri ose një romani të verdhë, sepse mund të rrini zgjuar thuajse për tërë natën. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress