Më 15 korrik 2019, në Tiranë u ngrit pa u njoftuar një memorial në kujtim të personave që vdiqën gjatë grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2015. Asokohe qeveria, Bashkia dhe shumëkush që ka zaptuar podiumet dhe foltoret, nuk folën. U mbyllën në heshtjen kukudhe të skuthit që ul kokën e i lëpin këpucët padronit. Kur në fund të fundit, shpirtmadhësia e pushtetit në Tiranë po pranonte të kujtonte disa jetë të humbura.

Sot në Tiranë është përuruar një tjetër memorial. Për Holokaustin ndaj hebrejve. Përralla na thotë se shqiptarët shpëtuan hebrejtë dhe se shqiptarët janë të veçantë. Memorialin e kanë financuar amerikanët dhe në ceremoninë e rastit ishte prezent edhe ambasadorja amerikane, por edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj. Të cilët kanë mbajtur nga një fjalë me këtë rast. Kanë folur me zemër sepse kur vjen pun ate hebrejtë dhe katolicizmi, vendi për të folur është i zënë nga gjigandët e mëdhenj të mirë të Tiranës.

Mirëpo në të dyja rastet memoriali përkujton jetën njerëzore, ndaj nuk kuptohet mirë se përse në rastin e parë kryeministri fshihet kurse në të dytin vetëshpallet si tribun i lirisë dhe dashurisë për jetën? Si përfaqësues i shqiptarëve të besës dhe tolerancës, krejt të kundërt me atë që ai mainfeston në politike?

Pse në rastin e parë i ngec Tiranës dhe Shqipërisë një memorial të diskutueshëm, kurse në dytin shpall dhuratën e bekimit për shqiptarët? Kaq i pafuqishëm është ky njeri saqë edhe si kryeministër merr formën e çdo ene?