Dilaver Goxhaj

Edhe në katundin tim, si edhe në çdo katund tjetër të botës ka të marrë, të cilët gjithnji mundohen që marrëzinë e tyre të na e shesin në tregun mediatik që i ngjan një moçali me ujë të ndenjur, të cilin ata e kontrollojnë. Edhe po të duash, është bërë e pamundur t’u shmangesh marrëzive të këtyre të marrëve në katundin tim Shqipëri. Të marrët janë bërë shumë, por do sjell vetëm ata më të spikaturit në marrëzinë e tyre, e që e mahnisin katundin sa herë flasin.

I marri i parë.

Ju pëlqen!

Para do ditësh Sali Berisha deklaroi “GAZPROMI rus më ka ofruar rryshfet që të refuzoja projektin e TAP-it kur isha në krye të qeverisë”.
Ҫudi e madhe kjo kur një ish kryeministër deklaron se gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka qënë pre e tentativës së korrupsionit. Po llogjika më e thjeshtë njerëzore do thoshte po mirë mor zotëri ti drejtoje shtetin, përse nuk e kallzove penalisht atë që të bëri ofertën!?
Por jo, ne biem pre e marrëzisë dhe të lumtur deklarojmë që i marri ynë nuk e hëngri karremin, nuk e pranoi rryshfetin. Por harrojmë se kemi të bëjmë me nje vepër penale e cila do të duhej sipas ligjit që të kallzohej. Dhe ne vetvete, moskallzimi i një vepre penale kur ke dijeni për të përbën sërish vepër penale.
Pra në tentativën për tu mburrur, i marri nuk i bën dot llogaritë, e bën një vepër tjetër penale. Duhet të jesh i marrë që të deklarosh një gjë të tillë edhe nëse ajo ka ndodhur me të vërtetë. Imagjinoni sesa e ka luftuar korrupsionin ose edhe tentativat e korrupsionit një kryeministër i cili nuk jep shëmbullin vet.

Marrëzia nuk ka fund, e nuk ka as moshë.

I marri i dytë.

Dje kryetari i Kartelit “Rilindja”, me detyrë Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Ed(vin) Rama, në takim me pjesëtarë të shoqatave të trafikut urban në Tiranë deklaroi “ Edhe unë po të kisha pasur autobus do kisha vjedhur”.
Ky i marrë, të cilit mileti që e ka votuar i ka besuar që një nga detyrat e tij është të ndaloj hajdutët, në vend që ky ta bëjë detyrën, e legjitimon vjedhjen që bëjnë pronarët e trafikut urban, të cilët disa herë prokuroria e shtetit i ka kapur duke shitur bileta fallco, por që asnjë prej tyre nuk është dënuar ndonjëherë.

E normal si mund të presësh të dënohet një hajdut, kur kryetariiI qeverisë me anë të deklaratës së tij jua legjitimon vjedhjen. Duhet të jesh i marrë që të deklarosh kështu si deklaron Rama.

Marrëzia nuk ka fund, e nuk ka as limit gjatësie.

I marri i tretë.

Parmbrëmë gjatë një emisioni televiziv në këtë moçalin mediatik të katundit tonë njëra nga haremxheshat e kreut të Kartelit “Rilindja”, ministrja e ekonomisë deklaron “ Ҫdo shqiptar që gjeneron, ose merr një rrogë prej 140 euro, nuk është i varfër”
Mundohesh ta kuptosh këtë deklaratë në rast se qeveria në të cilën kjo qyqja bën pjesë do kishte shpallur minimumin jetik në vend. Por këtë gjë qeveria e saj nuk e ka bërë. Por për çudi qeveria e Kartelit “Rilindja” ka vënë rrogën minimale në vend.

Por kjo haremxhesha e ka këtë deklaratë me shejtanllëk, që i bje që kjo të jetë e marrë shejtane, ose si i thonë ndryshe, sillet si shejtan budalla.
Me këtë deklaratë kjo kërkon të legjitimojë rrogat e këtij niveli që fasonerit japin për punonjëset e tyre, dhe në këtë mënyrë kjo ti nxjerri nga lista e varfërisë të gjith ato shqiptare dhe shqiptarë që punojnë si skllevër në këto fasoneri me të tilla rroga.

Dhe njëkohësisht të legjitimojë këto rroga të cilat janë në shkelje me ligjin që vet kjo ka miratuar për rrogën minimale në vend. Duhet jo vetëm të jesh i marrë për një deklaratë të tillë por edhe shejtan.

Marrëzia nuk ka fund, e nuk ka as gjini.

I marri i katërt

Dje kryetari i bashkisë së Fierit kërcënoi qytetarët e tij se nësë nuk kursejnë ujin dhe ta përdorin me pakicë, ai do jua ndërpresi dhe do ju rrisi edhe tarifën, pasi sipas tijë do të duhet të kursejmë për shak të krizës energjitike.
Ky i marrë siduket edhe pse lindur e rritur në Fier akoma nuke ka marrë vesh se Fieri nuk ka hidrocentral, por edhe një termocentral që pati me gaz, e shkatërruan dhe e çuan për skrap shumë vite më parë.
Ky i marri nën shembullin e kryetarit të tij të Kartelit “Rilindja” duke frikësuar dhe kërcënuar qytetarët kërkon të parapërgatisi opinionin për ngritjen e çmimit të ujit për konsumatorin familjar. Pra edhe ky na doli shejtan budalla.

Marrëzia nuk ka fund, e nuk ka as limit detyre.

Marrëzia është e dëmshme për shëndetin tonë sepse ësht e vetmja sëmundje mendore që është ngjitëse.
Ashtu si thoshte Dritëroi “ një kok e çmëndur një vend e çmënd”.

Nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm të heqim qafe të marrët, si ata që janë në pushtet edhe ata që kërkojnë të vinë në pushtet, se ndryshe në fund këta të marrë do na mbyllin të gjithve neve në një çmendinë të re.

Normal do justifikohen në të mirë të tonë dhe për shkak të “luftës” ose të krizës.
Të marrët e gjejnë gjithnjë një arsye/justifikim, po nuk e gjetën e shpikin.
Zot na ruaj nga të marrët se ata jan veç e veç në këtë dynja.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.