Të kujtohet përparësja e gjyshes tënde? Gjyshja ime e mbante gjithmonë, nuk e hiqte thuajse asnjëherënga trupi. Qëllimi i parë i mbajtjes së përparëses ishte mbrojtja e veshjeve poshtë, por mund të përdorej mjaft mirë edhe për të tërhequr tavat nga furra, kur ato ishin pjekur. Në disa raste, gjyshet e përdornin përparësen edhe për të pastruar fytyrat tona, kur bëheshim pis sidomos gjatë lojërave.

Kur gjyshja kthehej nga kafazi i pulave, përparësja i shërbente për të mbajtur vezët. Kur vinte dikush në shtëpi për të na vizituar, ajo shërbente që të fshiheshim në të, pasi ndiheshim të turpëruar e në siklet. Kur bënte ftohtë, gjyshja merrte drurët në përparëse dhe i sillte pranë sobës/shporetit së zjarrit. Kur ajo kthehej nga kopshti, përparësja i shërbente si shportë për frutat e perimet. Në kohën e drekës, kur e shihnim që ajo fshinte duart në përparëse, e kuptonim se duhet të shkonim në tavolinë, pasi ajo e kishte përgatitur drekën e po na priste.

Do të duhen mjaft vite përpara se ndonjë shpikje, apo ndonjë objekt, të mund ta zëvendësojë këtë përparëse të vjetër. Në kujtim të gjysheve tona, bëni mirë që këtë artikull ta ndani me ata që ende i kanë gjyshet gjallë dhe mund ta vlerësojnë “Historinë e përparëses së gjyshes”.
– Maurizio Magistri

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.