Mundësitë që Paul Pogba të rikthehet te Juventusi janë rritur sërish. Në Angli mediat shkruajnë se bardhezinjtë dhe Manchester United kanë folur për largimin e francezit dhe kanë përparuar shumë në negociata.

Drejt Anglisë pritet të niset qendërmbrojtësi holandez Mathijs De Ligt, për të cilin Juventus shpenzoi rreth 80 milionë euro një sezon më parë, por djaloshi nuk arriti të përshtatet me futbollin italian dhe në shumicën e rasteve ka luajtur i favorizuar nga dëmtimet e Chiellinit e Demiral.

Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të zgjidhin problemet në prapavijë me afrimin e Harry Maguire, ndaj do të ishin të lumtur po të merrnin edhe holandezin, për të formuar një digë të fortë para kuadratit të mbrojtur nga spanjolli David De Gea.

Ju pëlqen!

Po sipas mediave angleze, Juventus po shtyn për një shkëmbim kokë më kokë, por drejtuesit e Manchester United këmbëngulin për të marrë edhe një shifër prej 30 milionë eurosh, përveç holandezit De Ligt, në këmbim të kampionit të botës, Paul Pogba.

Por mbetet për t’u parë edhe sjellja e Realit të Madridit gjatë kësaj vere, pasi “Los Blancos” kanë shfaqur interes për të dy futbollistët dhe do të bënin maksimumin për të penguar këtë shkëmbim dhe për t’u ndryshuar destinacionin drejt Madridit atyre.

Pogba prej kohësh pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, që provoi ta marrë në Madrid që verën e kaluar dhe e ka kërkuar me prioritet për këtë verë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!