“Të isha një lule” është poezia e parë e shkruar nga autorja Musine Kokalari pas përfundimit të shkollës së mesme. Musine Kokalari njihet për kundërshtimin e fortë ndaj regjimit komunist dhe vuajtjet e kaluara gjatë asaj periudhe. Në këtë poezi, mund ta vini re mjaft mirë trishtimin e madh të poetes, sidomos nëvargun e fundit të saj, ku autorja shprehet se do të donte të ishte një lule, në vend që të ishte një njeri.

Poezia përmban trishtim, pakënaqësi, mërzitje (të isha një lule në mes të ferrave), edhe pse duket si njëpoezi e bukur dashurie në vargjet e parë.

“Të isha një lule”
Të isha një lule vjollce në mes të ferrave
të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve.
Prej frike, të larguar prej njerëzis do t’më këputnin
do të dhurohesha te njëri-tjetri për shenjë kujtimi.

Ju pëlqen!

Karafil i kuq të lulzoja
dhe me kujdes të vaditesha…
një ditë të vendosesha në jakë të palltos.
Do të shëtisja dhe unë rrugëve të qytetit,
do të kuptonja jetën djaloshare
dhe të gjithë do të vështronin atë dhe mua;
që të dy qënkan të bukur, do të thoshin.

Më së fundi le t’isha
së paku një lule e egër,
midis rrugës dhe gurëve
pa kujdesin e të tjerëve.
Një ditë do të shtypesha prej ndonjë këmbe njeriu,
një burrë ose grua… e di por s’ka gjë,
një lule të isha dhe jo njeri.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!