Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga tani e tutje të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, mund të përfitojnë nga shtesat mujore.

Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se me këtë është përmbushur në tërësi një nga premtimet kryesore të Qeverisë.

Shtesat për fëmijë janë deri në 10 euro në muaj për ata që janë mbi moshën dyvjeçare. Nga 20 euro në muaj marrin fëmijët nën dy vjeç.

Ju pëlqen!

⚡️Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë.

Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë.

Qeveria për Familjet”

 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!