Në mbledhja e 100-të, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi.

Ja cilat janë këto vendime të mëdha:

Për drejtësi, për gratë dhe vajzat, është proceduar në Kuvend plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Ju pëlqen!

Janë ashpërsuar sanksionet penale për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunës seksuale si dhe dhunës në familje.

Për realizim të Enciklopedisë Shqiptare, është iniciuar procedurat për zbatimin e protokollit të përbashkët financiar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbështetje financiare për Këshillin Nacional Shqiptar për përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Janë ndarë mjetet për mbështetjen me shumë të njëhershme prej 100 euro për pensionistët.

Në zbatim të Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit, ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, përfaqësuar nga MCC, themeluam dy grupe punuese.

Është aprovuar kërkesa e komunës së Podujevës për shpronësim të pronave shoqërore për: infrastrukturë shëndetësore, varrezat e qytetit dhe shtëpinë e kulturës.

Është miratuar Raporti vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.

Është ndryshuar dhe plotësuam Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Janë ndarë mjete për shembjen e rrugës Nacionale N22.3 tek vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës”.

Me vendimet nga mbledhja, e 100-ta më radhë, bëhen 910 vendime prej tyre 172 projektligje, 26 koncept-dokumente e 11 nisma ligjore.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!