Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që mund të shkaktojnë efekte anësore me kalimin e kohës. Prandaj në vend që të harxhoni para më kot, kthejini sytë të ushqyerit e shëndetshëm.Ushqimet e mëposhtme përveç se largojnë dhjamin e tepërt në trupin tonë janë edhe të shijshme dhe të dëshirueshëme nga të gjithë ne. Konsumimi i tyre i përditshëm do të jap një rezultat befasues.

1-Avokado

Ajo është e pasur me yndyra të mira të cilat djegin dhjamin. Pikërisht këto yndyra djegin dhjamin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si një burim i madh energjie për trupin tonë. Avokadot përmban gjithashtu edhe një sheqer, i cili bën të mundur lirimin e insulinës dhe nxit absorbimin e kalciumit, dy funksione kryesore për humbjen e dhjamit. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë të dhe vitamina  për të cilat trupi jonë ka nevojë. Sipas një studimi të botuar në “Journal of Nutriton’, pjesëmarrësit që hëngrën vetëm gjysmën e një avokadoje në drekë, u raportua se 40% prej tyre kishin humbur dëshirën për të ngrënë për orë të tëra.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

2-Çaji jeshil

Ju mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj duke pirë çaj jeshil. I pasur me ushqyes të shumtë dhe me një përmbajtje të ulët kafeine, çaji jeshil rrit funksionin e trurit, uljen e dëshirës për ushqim dhe djegien natyrale të yndyrës. Çaji jeshil është provuar gjithashtu se mund të ulë rrezikun e kancerit.

3-Qitro

Nutricionisti Timothy Ferriss thotë se një dozë qitro çdo ditë zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë. Ai rekomandon përdorimin e lëngut të qitros për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak, duke kompensuar insulinën  dhe duke ulur dëshirën për të ngrënë.

4-Bishtajoret

Prania e bishtajoreve në dietën tonë është një detox natyral për trupin tonë dhe djeg dhjamin e tepërt. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash distike dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E dhe përmbajnë minerale të fuqishme si kalciumi, kaliumi dhe hekuri. Ato janë gjithashtu dhe një burim i madh i vitaminës B2, që ndihmon në rritjen e fuqisë tretëse.

5-Patatja e ëmbël

Ato janë një nga ushqimet më të mira natyrore anti-inflamatore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra dietike dhe me një përmbajtje të koncentruar të vitaminave dhe mineraleve. Ato përmbajnë vitaminën B6 dhe C së bashku me beta-karoten, si dhe mangan. Disa studime kanë arritur në përfundimin se patatet e ëmbla nxisin hormonet për të tretur yndyrën në trupin tonë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress