MekuliPress, Noka, babi, Benxhi, 2017
MekuliPress, Noka, babi, Benxhi, 2017
 

Vlerat familjare dhe dinjiteti janë ato për të cilat shumica e njerëzve me të drejtë i shohin si arsye të mjaftueshme brenda të cilave të drejtojnë jetën e tyre.

Siç është traditë tashmë, në përfundim të leximit presim nga ty të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë vlerësove më së shumti:

Zemra e nënës është një humnerë në thellësi të së cilës do të gjendet gjithmonë falje.

Ju pëlqen!

Të bëhesh baba është fare e lehtë. Të jesh baba, është e vështirë.

Nëna më e mirë është ajo që mund t’u zëvendësojë fëmijëve babain kur ai të mos jetë.

Babai duhet të jetë mik i fëmijëve të tij dhe tiran i tyre.

Kur edukojmë fëmijën duhet të mendojmë për pleqërinë e tij.

Edhe nga lopa e keqe mund të dalë viç i mirë.

Dashuria më pa interes është ajo e prindërve.

Gjiri i nënës – streha më e sigurtë.

Dashuria për prindërit është themeli i të gjithë virtyteve.

Fruti i vërbër, sheh pema.

Më pak nga çdo gjë prindërit u falin fëmijëve ato vese që vetë ua kanë kultivuar.

Është edukator i keq i fëmijëve ai që harron fëmijërinë e vet.

Fëmijët i shumëzojnë përkujdesjet dhe shqetësimet tona jetësore, por në të njëjtën kohë, falë tyre, vdekja nuk na duket aq e tmerrshme.

Rregulli i zgjon fëmijëve vetëdijen e gëzueshme.

Lëndët që u mësohen fëmijëve duhet t’u përshtaten moshës së tyre, ndryshe lind rreziku i kultivimit te ata i të hyrit vetja në qejf, të kapërdisjes, të sqimës.

Shumë të rinj mendojnë se të jesh i natyrshëm do të thotë të jesh i paedukuar dhe i vrazhdë.

Sillu me prindërit ashtu siç do të dëshirojë që fëmijët e tu të sillen me ty.

Numërimi është akti i parë i lirë teorik i arsyes së fëmijës.

Fëmijët janë krijimi i një martese së shëndetshme.

Fara e keqe rritet shpejt.

Lereni fëmijërinë të piqet në fëmijëri.

Fëmija ka zotësinë e tij të veçantë për të parë, për të menduar dhe për të perceptuar, nuk ka budallallëk më të madh se sa të përpiqesh t’ua zëvendësosh këtë zotësi me tonën.

Nuk ka shpagim më të tmerrshëm për marrëzitë dhe gabimet e bëra, se sa kur sheh që për këto vuajnë fëmijët e tu.

Meritat e babait nuk e shpëtojnë birin.

Fëmijët janë vazhdimisht të dehur, të dehur nga jeta.

Deri në moshën njëzet e pesë vjeç fëmijët i duan prindërit, në njëzet e pesë vjeç i gjykojmë, më vonë i falin.

Fëmijët e vonshëm – jetimë të hershëm.

Mësimi i parë që duhet të marrë fëmija le të jetë bindja, i dyti të gjykojnë, më vonë i falin.

Ai që nuk i mëson të birit asgjë të dobishme, ushqen një hajdut.

Nga vitet që kalojnë gjaku i ngirë të trashëgimtari yt do të ndizet përsëri.

Lodra e fëmijëve ka shpesh një mendim të thellë.

Sekreti i edukimit të suksesshëm është në të nderuarit e nxënësit.

Sa e rëndë është kur shikon fëmijë që duken si pleq.

Sapo fëmijët bëhen të ndëgjueshëm, nënat i zë tmerri: mos u erdhi koha për të vdekur?

Lum kush nderon stërgjyshërit në zemër!

Mëkatet e stërgjyshërve i lajnë stërnipërit.

Një pasqyrë është më e rëndësishme se një galeri e tërë portretesh të stërgjyshërve.

Dashamirësia e dyanshme është farefisnia më e ngushtë.

Farefisi i varfër është gjithnjë i largët.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.