Të barazosh serbët e shqiptarët, duke u mburrur se ke ndalur masakrat mes tyre, i bën dëm historisë dhe aktualitetit.

Aktualitetit, sepse Serbia është shteti me armatimin dhe buxhetin vjetor ushtarak më të madh në Ballkanin Perëndimor, e shqiptarët s’kanë asgjë. Paqja mes të paarmatosurit që synon të mbrohet dhe të stërarmatosurit që synon të zgjerohet, e dimë ç’formë ka.
E historisë, sepse ndërkohë që njihen historikisht masakrat e shtetit dhe paramilitarëve serbë ndaj shqiptarëve, nuk ka të tilla ndaj serbëve. Kjo jo pse nuk ka pasur serbë viktima të luftës apo të hakmarrjeve, por sepse nuk ka pasur as plan politik e as pozitë ushtarake që shqiptarët të ndërmirrnin të tilla.

Më poshtë po rendis masakrat e ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999, duke mos përfshirë vrasjet individuale, të vrarët në beteja, të pagjeturit, apo shqiptarët që kanë vdekur në burgje:

Ju pëlqen!

Në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998 janë vrarë e masakruar 24 banorë të këtyre fshatrave, nga të cilat 10 ishin të familjes Ahmeti;
Në masakrën e Prekazit në Skenderaj më 5 – 7 mars 1998 u vranë 59 shqiptarë nga të cilët 55 janë nga lagjia e Jasharajve;
Në Kleçkë, me 27 gusht 1998 pasi u dogj tërë fshati në drejtim të Qafës së Dulës forcat serbe i vranë 8 shqiptarë dhe plagosen mbi 30, nga të cilët shumica ishin fëmijë, gra e pleq.

Në fshatin Sushicë e Poshtme të Istogut, më 29 gusht 1998, u vranë 8 anëtarë të familjes Salihaj.
Në fshatrat e Shalës së Bajgorës më 15 – 17 shtator 1998 u vranë mbi 12 shqiptarë, u dëbuan të gjithë banorët e fshatrave të Shalës, u dogjën gati në tërësi 12 fshatra pasi i kishin plaçkitur.
Në fshatrat e Qyqavicës më 22 – 24 shtator 1998 u vranë 24 shqiptarë, 6 nga të cilët janë mbytur me çekan.
Në Gullbocë të Malishevës më 26 shtator 1998 janë vrarë 14 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth pas torturave që u kishin bërë. Arrin të shpëtojë rastësisht vetëm një person që dëshmoi.
Në Abri të Epërme të Drenasit më 26 shtator 1998 u vranë e masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu, që nga fëmija 6 muajshe e deri te plaka 84 vjeçare.
Në fshatin Rancë të Shtimes më 26 gusht 1998 u masakruan 8 fëmijë e 3 gra të familjes së Selim Asllanit dhe 3 të tjerë plagosen.
Në Reçak të Shtimes më 15 janar 1999 u vranë e masakruan 43 banorë të këtij fshati.
Në afërsi të urës së Rakovinës në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjakovë më 24 janar 1999 forcat serbe e vranë një person së bashku me dy fëmijët 11 dhe 12 vjeçar si dhe dy mysafirë nga Cërmjani që kishin ardhur me traktor në atë fshat.
Në fshatin Rogovë të Gjakovës më 29 janar 1999 u masakruan 26 shqiptarë, 9 nga të cilët ishin nga Rogova, ndërsa të tjerët pjesëtarë të UÇK – së.
Në Leshan të Suharekës më 2 mars 1999 u vranë dhe u masakruan 29 shqiptarë.
Në Reznik të Vushtrisë më 6 mars 1999 u vranë 9 anëtarë të familjes Ujkani, kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Mitrovicë më 13 mars 1999 ditën e tregut u vranë 6 persona pas hedhjes së tri mjeteve shpërthyese nga forcat serbe.
Në Skenderaj më 20 mars 1999 u vranë 29 shqiptarë të moshës nga 15 – 70 vjeç, 8 nga të cilët u ekzekutuan në vendin e quajtur “Te pishat”, ndërsa të tjerët u vranë nëpër shtëpitë e oborret e tyre para familjarëve.
Në Tërrnavë të Podujevës më 20 mars 1999 granatohet fshati, pastaj ushtria serbe hedh një bombë në një traktor të ngarkuar më njerëz duke ikur, me ç’rast vret dy fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeçare kurse 4 të tjerë lëndohen rëndë. Pastaj me një bombë tjetër vrasin edhe 2 persona dhe 7 të tjerë i plagosin rëndë.
Në Katundin e Ri të Pejës më 11 e 12 mars si dhe më 4 – 6 qershor 1999 janë vrarë 15 shqiptarë.
Në Kotlinë të Kaqanikut më 24 mars 1999 janë ekzekutuar dhe masakruar 26 persona të cilët janë hedhur në dy puse duke ua vënë eksplozivin.
Në Keqekollë të Prishtinës më 24 mars 1999 u vranë 5 anëtarë të familjës Jakupi nga Orllani i Podujevës.
Në Podujevë më 24 e 25 mars 1999 janë vrarë 36 persona.
Në Celinë të Rahovecit më 25 mars 1999 u vranë e u masakruan 82 persona të moshave të ndryshme, nga të cilët 75 ishin nga Celina kurse të tjerët nga fshatrat përreth.
Në Bellacërrkë të Rahovecit me 25 mars 1999 janë vrarë 46 shqiptarë, nga të cilët edhe gra e fëmijë të moshës 3 – 9 vjeçare nga të cilët 15 kanë qenë më të rinj se 18 vjeç. Ky fshat ishte sulmuar edhe më 18 korrik 1998, ku janë vrarë 12 banorë të këtij fshati.
Në Goden më 25 mars 1999 janë vrarë 28 shqiptarë nga mosha 18 deri 45 vjeçar, kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Randobravë të Prizrenit më 25 mars 1999 janë vrarë 8 anëtarë të familjes Pajaziti në mesin e të cilëve një nënë me 4 fëmijët e saj të moshës 2 deri 7 vjeç.
Në Krushë të Vogël të Rahovecit më 25 mars 1999 si dhe më 26 mars ku forcave serbe iu bashkangjiten edhe serbët e fshatit, me ç’rast vrasin dhe masakrojnë 113 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera të kësaj ane.
Në Krushë të Madhe të Rahovecit më 25 – 27 mars të vitit 1999 janë vrarë dhe masakruar 241 shqiptarë nga të cilët 206 banorë të këtij fshati ndërsa 35 persona ishin nga fshatrat e tjera të cilët janë strehuar në këtë fshat. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 132 të vrarë të këtij fshati ndërsa konsiderohen si të pa gjetur edhe mbi 70 banorë. Më shumë se 7 familjeve u janë vrarë e masakruar të gjithë meshkujt.
Në Tërnje të Suharekës më 25 mars 1999 janë vrarë dhe masakruar 28 banorë të familjes Gashi, Voci, Muhagjiri, Llapatinca etj. Shumë prej tyre ende nuk u janë gjetur kufomat.
Në Suharekë me 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 48 shqiptarë të familjes Berisha, kufomat e të cilëve pastaj janë bartur në Serbi.
Në Padalishtë dhe Cerkolezë të Istogut më 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 19 shqiptarë në lagjen Imeraj të Padalishtës nga mosha 2 – 76 vjeçe.
Në Landovicë të Prizrenit më 26 mars 1999 janë vrarë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë.
Në Mamushë me 27 mars 1999 janë vrarë e masakruar 18 shqiptarë, nga të cilët 7 ishin nga Mamusha.
Në Dardhishtë (Kryshecë) të Obiliqit më 27 mars 1999 u masakruan 11 anëtarë të familjes Rama.
Në Gjakovë më 27 mars 1999 vriten dhe masakrohen 6 anëtarë të familjes Çerkezi ku shpëton vetëm nëna, kufomat e të cilëve ende janë të pagjetur.
Në Izbicë të Skenderajt më 28 mars 1999, pikërisht në ditën e festës së Bajramit forcat serbe pasi i keqtrajtojnë fizikisht i ndajnë burrat nga gratë dhe pastaj i ekzekutojnë 114 prej tyre.
Në Matiçan të Prishtinës më 28 mars 1999 pra në ditën e Bajramit forcat serbe vranë 21 shqiptarë në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Në Podujevë me 28 mars 1999 janë vrarë 19 anëtarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi.
Në Beleg të Deçanit më 28 mars 1999 janë vrarë dhe janë zhdukur 66 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera si Drenoc, Gllogjan, Irzniq etj.
Në Dumnicën e Epërme të Vushtrrisë më 29 mars dhe 11 prill 1999 janë vrarë 6 banorë në mesin e tyre edhe 3 fëmijë.
Në Mitrovicë, në lagjen “Bair” më 29 mars 1999 janë vrarë 4 pleq, dy femra e dy meshkuj të paralizuar.
Në Llashticë të Gjilanit më 30 mars 1999 janë vrarë 13 shqiptarë mes tyre edhe një 3 vjeçar i cili është djegur në prehër të nënës.
Në Burim (Joviq) të Malishevës, më 31 mars 1999 janë vrarë 34 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç.
Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim. Kufomat e këtyre viktimave janë dërguar në drejtim të panjohur.
Në Lybeniq të Pejës më 1 prill 1999 janë vrarë 60 banorë civilë.
Në Cercë të Istogut më 1 prill 1999 janë vrarë e masakruar si dhe pastaj janë djegur kufomat e 6 anëtarëve të familjes Rexha.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 vritet nëna e familjes Vejsa së bashku me 5 fëmijët e saj.
Në Ragavc të Rahovecit ku ishin strehuar më së 20.000 refugjatë më 28 mars 1999, ditën e Bajramit, pas plaçkitjes disa banorë janë ekzekutuar, kurse më 2 prill 1999 pas bombardimeve me aeroplanë u vranë 31 banorë civil nga Brestoci, Nagaci, Krusha e Madhe etj.
Në Pjetërç të Epërm të Klinës me 29 mars 1999 janë ekzektuar 11 civilë shqiptarë.
Në Sopi të Suharekës më 2 prill 1999 janë vrarë e masakruar 35 civilë shqiptarë.
Në Kralan, me 2 – 4 prill 1999 janë vrarë e masakruar mbi 87 civilë shqiptarë, ku pjesa dërmuese ishin nga komuna e Klinës, Malishevës dhe Gjakovës. Shumë nga këto kufoma pastaj janë djegur.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 janë bërë vrasje të shumta në lagjen “Te stacioni i autobusëve”, në Çabrat më 7 – 11 maj 1999 janë vrarë mbi 80 civilë shqiptarë. Në këtë komunë vrasjet kanë
vazhduar edhe ditëve të tjera e sidomos me 15, 16, 22 maj 1999.
Në lagjen Dragodan të Prishtinës më 3 prill 1999 janë vrarë 7 civilë shqiptarë.
Në Qupevë të Epërme të Klinës më 4 prill 1999 janë vrarë 45 civil shqiptarë nga të cilët 6 ishin nga Qupeva e Epërme, 2 nga Gllareva, 7 nga Përqeva, 2 nga Qupeva e Poshtme, 17 nga Svërrka dhe 11 nga Gremniku.
Në Popovë të Podujevës më 4 prill 1999 përmes aviacionit serb vriten dhe plagosen një numër i refugjatëve në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë.
Në Rezallë të Skenderajt më 5 prill 1999 janë ekzekutuar 41 civilë nga mosha 13 – 90 vjeç. Ekzekutimit i kanë shpëtuar vetëm 3 prej tyre. Pra janë masakruar 38 persona nga të cilët 29 ishin nga Rezalla, 7 nga Marina, 1 nga Llazica dhe 1 nga Prekazi.
Në Llapçevë të Malishëvës më 5 prill 1999 janë vrarë 8 civilë shqiptarë.
Në Kokaj të Gjilanit më 5 prill 1999 janë ekzekutuar 6 civilë shqiptarë.
Në fshatrat e Deçanit dhe të Pejës më 6 prill 1999 është bërë masakër dhe djegia e 7 kufomave në shtëpinë e Rrustem Tahirit në fshatin Bardhaniq të Dushkajës së Gjakovës.
Në Abri të Poshtme më 7 prill 1999 janë vrarë 10 civilë shqiptarë nga Çabiqi.
Në Kaçanik në vendin “Prroi i Rakocit” dhe “Lagjja e Re” më 9 prill 1999 u vranë dhe masakruan 58 shqiptarë.
Në Bresalc të Gjilanit më 10 prill 1999 janë vrarë 5 banorë shqiptarë.
Mbi fshatin Lugishtë të Hasit te vendi i quajtur “Del Ujë” më 12 prill 1999 janë masakruar 16 banorë nga Hasi prej të cilëve 13 nga Lugishta dhe 3 nga Demjani. Që të gjithë këta më parë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët dhe janë vrarë e masakruar nga afërsia.
Në Fshatin e Vjetër të Ferizajt më 13 prill 1999 janë ekzekutuar 7 anëtarë të familjes Zeka dhe 2 anëtarë të familjes Hoxha.
Në Mitrovicë më 14 prill 1999 në Lagjen “Qendra” forcat serbe i kanë, mbledhur 100 meshkuj të rinj ku 26 prej tyre i fusin në tri shtëpi të lagjes “Bair” dhe i pushkatojnë, të tjerët i dërgojnë në vende të ndryshme ku gjithashtu i vrasin. Kufomat e tyre zbulohen në disa varreza masive.
Në Sllovijë të Lipjanit, më 15 dhe 16 prill 1999 në këtë fshat dhe në vendin “Lugu i Demës” u vranë e u masakruan 41 civilë shqiptarë.
Në Skënderaj më 16 prill 1999 janë ekzektuar 13 civilë shqiptarë.
Në Mitrovicë, në kolonën prej 80.000 njerëzve që kishte gjatësinë 10 km., te vendi i quajtur “Ura e gjakut”, nga kolona i nxjerrin 9 të rinj të cilëve pasi ua lidhinn duart me tela rreth një pusi i fusin në një oborr të një shtëpie, ku i pushkatojnë 8 prej tyre, ndërsa njëri arrin të ikë, por më vonë edhe atë e zënë dhe e pushkatojnë.
Në Çikatovë të Vjetër të Drenasit me 17 prill 1999 janë vrarë e masakraur 128 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjerë.
Në Paklek të Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 u vranë 41 shqiptarë nga të cilët 23 ishin fëmijë 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djem.
Në Hade të Obiliqit me 17 e 18 prill 1999 vriten 5 meshkujt e një familje, pastaj vrasin një person që kishte dal me një mindil të bardhë të ngritur, pastaj marin 4 persona të tjerë dhe i vrasin, 2 prej të cilëve i djegin të gjallë në një stallë.
Në Devë të Gjakovës më 18 prill 1999 janë vrarë e masakruar 7 vëllezërit Bobi.
Në Ribar të Vogël më 18 prill 1999 u vranë dhe u masakruan 25 civil prej të cilëve 19 ishin nga ky fshat ndërsa 6 nga fshati i afërt Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar .
Në Bërrnicë të Epërme të Prishtinës më 18 prill 1999 janë vrarë 6 anëtarë të familjes Reka dhe një i familjes Berisha.
Në hapësirën e fshatit Koliq më 18 dhe 19 prill 1999 janë vrarë 74 persona nga fshatrat e ndryshme, kryesisht nga treva e Llapit.
Në Hallaç të Vogël të komunës së Lipjanit më 20 prill 1999 janë vrarë e masakruar 20 banorë civil të këtij fshati, prej të cilëve 3 ishin nga vende të tjera.
Në Makoc të Prishtinës më 20 prill 1999 u vranë 42 persona civil.
Në Grashticë të Prishtinës me 21 prill 1999, nga kolona e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gallapit që shkonin nga Mareci për në Prishtinë, janë nxjerrë 60 civilë meshkuj të cilët janë vrarë me goditje pas koke dhe janë hedhur në lumë.
Në Nakaradë të Fushë Kosovës më 21 prill 1999 janë vrarë 16 anëtarë të familjes Mirena.
Në Dragaçinë të Suharekës më 21 prill 1999 janë hedhur në pus 11 banorë, kryesisht pleq të këtij fshati.
Në Sopi të Suharekës më 21 prill 1999 janë vrarë 7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes Sopa.
Në fshatin Koliq në një kolonë të të zhvendosurve më 22 prill 1999 janë vrarë 21 persona.
Në Mejë të Gjakovës, më 27 prill 1999, pasi forcat serbe ndaluan kolonën prej 500 civilësh shqiptarë që kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe disa fshatra të komunës së
Deçanit, shumicën prej tyre i vranë e i masakruan dhe pastaj kufomat e tyre i dërguan në vende të panjohura. Disa nga këto kufoma janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë e pleq të moshës 16 – 60 vjeçare. Numri i saktë i viktimave mbetet ende i panjohur sepse edhe ata që nuk janë pushkatuar në atë moment janë rrëmbyer prej ushtarakëve dhe janë dërguar në drejtime të panjohura.
Në Guskë të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 25 shqiptarë.
Në Dobrosh të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 38 shqiptarë.
Në Korenicë të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 65 shqiptarë.
Në Nabërxhan të Pejës më 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999 janë vrarë e masakruar rreth 30 persona civilë.
Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj janë vrarë e masakruar 116 shqiptarë, ku kishte fëmijë, gra, burra e pleq.
Në kolonën e popullatës së fshatrave Vraniq, Bukosh, Savrovë, Sopi etj që po depërtoheshin për Shqipëri, më 3 maj 1999 forcat serbe i ndanë 35 persona të moshave më të reja të cilët i vrasin dhe masakrojnë në oborrin e shkollës së Bukoshit.
Në Damanek të Malishëvës më 4 maj 1999, ishin strehuar shumë civil shqiptarë, ku nga gjuajtjet e forcave serbe në popullatën e strehuar janë vrarë 6 përsona dhe janë plagosur 17 të tjerë. Si të vrarët ashtu edhe të plagosurit ishin nga fshatrat e ndryshme.
Në Shtupel të Klinës në lagjen e Zhabotëve më 6 maj 1999, janë vrarë 6 civil dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Në Lutogllavë të Prizrenit më 6 maj 1999 forcat serbe granatojnë lagjen e familjeve Kelmendi. Pasi pushon granatimi, 31 anëtarët e strehuar të familjes së gjerë Kelmendi, kryesisht gra, fëmijë e pleq nisen me 4 traktorë në drejtim të fshatit Tërstenik. Rrugës i ndalin forcat serbe nga të cilët 2 fëmijë i vrasin, njëri 8 dhe tjetra 11 vjeçe si dhe 2 gra. Gjatë vazhdimit të rrugës, gjuhën me granatë dhe vriten 8 persona tjerë. Pastaj janë vrarë edhe 4 gra e 2 burra si dhe një plak 102 vjeçar.
Në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999 në një proces të montuar nga forcat serbe, NATO gjuan përmes Aeroplanëve ku vriten 71 persona, nga të cilët 3 foshnjë, 11 nxënës, 13 fëmijë, 61 të tjerë janë plagosur. Personat ishin kryesisht nga Korisha si dhe nga fshatrat Bllacë, Budakovë, Maqitevë, Mushtisht, Reshtan etj.
Në Qyshk të Pejës më 14 maj 1999 janë vrarë e masakruar 42 meshkuj civilë.
Në Pavlan dhe Zahaç më 14 maj 1999, forcat serbe pasi i kishin dëbuar fëmijët, gratë dhe pleqtë kishin vrarë e masakruar 35 shqiptarë.
Në Carallukë të Malishevës më 17 maj 1999, u vranë 23 shqiptarë që të gjithë anëtarë të dy familjeve Krasniqi nga mosha 5 – 65 vjeq.
Në Stagovë të Kaçanikut mç 21 maj 1999 u vranë 14 banorë, shumicën e kufomave e dogjën i karbonizuan.
Në burgun e Dubravës më 21 dhe 22 maj 1999, forcat serbe në oborrin e burgut vranë 97 të burgosur dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Në Vushtrri më 22 maj 1999, forcat serbe rrëmbyen, dhe më pas i vranë 68 persona kufomat e të cilëve janë zhdukur duke i bartur në Serbi.
Afër Vushtrrisë te vendi “te Habarët e Gumnishtës” më 24 maj 1999 vriten 6 vajza të reja të familjes Gërguri nga Studimja e Epërme dhe 2 vajza Krasniqi nga Zhilivoda.
Në Prizren, në lagjen Tusus më 26 maj 1999 u vranë 27 persona civilë, kufomat e të cilëve pastaj janë ngarkuar në kamion dhe janë dërguar në vende të panjohura. Në këtë lagje iu vu zjarri 245 shtëpive.
Në Studime të Vushtrrisë më 31 maj 1999 u vranë dhe masakruan 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut, shumica e të cilëve ishin fëmijë që nga mosha një vjeçare e më tej.
Në Mitrovicë në lagjen “7 Shtatori” më 8 qershor 1999, forcat serbe arrestojnë 11 të rinj shqiptarë, 3 nga të cilët arrijnë të ikin, kurse për fatin e 9 të tjerëve nuk u mor vesh gjë, deri më 2005, kur u gjetën trupat e pajetë të tyre.
Në Mitrovicë në lagjen e Boshnjakëve më 9 qershor 1999, forcat serbe arrestojnë disa të rinj shqiptarë, ku 6 prej tyre i djegin në një shtëpi, nga të cilat 2 ishin vajza.
Në Mitrovicë përballë objekteve banesore “3 Rrokaqiejt”, më 12 qershor 1999, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, forcat serbe morën 15 banorë nga kjo lagje të cilët i urdhëruan të hidhen në lumin Ibër të “Ura e trenit” dhe pastaj filluan të shtienë në ta.
Në Pejë, më 12 qershor 1999 në ditën e hyrjes së forcave të NATO – s në Kosovë, forcat serbe vrasin 5 fëmijë të mitur të familjes Isa Balajt si dhe Vjollca Balaj 28 vjeçare, kurse Isa dhe djali i tij 9 vjeçar arrijnë të dalin nga njëri prej ballkonëve të shtëpisë dhe të ikin te fqinjët e tyre./Arbër Zaimi/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.