Duke qenë një prej yjeve më të kërkuara të momentit, Tayna e ka luksin që t’i bëjë vetes dhurata të shtrenjta.
Dhe një të tillë, reperja sapo e ia ka bërë vetes, ndërsa lajmin e ka shpërndarë për fansat e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.
Është fjala për modelin e ri të BMW X6, të cilin e ka prezantuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Ju pëlqen!
“Edhe një dhuratë vetes”, ka shkruar Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) në përshkrimin e fotografisë.
Në ndërkohë, Tayna vazhdon të sjellë projekte të pëlqyeshme muzikore. Të premten, ajo e publikoi këngën “Sorry”, të cilën e solli vetëm në versionin audio.
MekuliPress është në prag të mbylljes.
MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!