Tastiera ka një librari të pasur me emoji, stickers dhe një modalitet për shkrim dore ku mund të shtoni shijet tuaja personale.

Gboard është një tastierë virtuale për smartfonët dhe tabletët Android dhe iOS. Ndërsa në shumë pajisje është tastiera kryesore, në disa të tjera ku mungon mund të instalohet.

Gboard kombinon tastierën moderne mobile me funksionet dhe teknologjitë më të fundit të Google.

Por çfarë duhet të dini rreth Gboard?

Ju pëlqen!

Gboard ka shumë opsione e veçori të cilat pasurojnë komunikimin tuaj në pajisje mobile. Ofron mjete standarde si Google Search dhe motor për parashikimin e tekstit, por gjithashtu ofron suport për mbi 900 gjuhë të botës.

Gjatë viteve përditësime të njëpasnjëshme vetëm sa e kanë përmirësuar funksionalitetin e tastierës me Google Translate, teknologji të njohjes së zërit, shkrimin me gjeste dhe diktimin e zërit.

Duke prekur mbi taskbarin mbi tastierë hapet një fushë kërkimi në Google Search ku mund të gjeni lajmet më të fundit rreth botës, sportit, motit e shumë të tjera. Nëse dëshironi të ndani një informacione me dikë, mjafton ta prekni dhe të shikoni linkun e tij që automatikisht shtohet tek e-mail-et, SMS apo mesazhet e tjera me tekst.

Mjetet e selektimit, kopjimit dhe ngjitjes së tekstit janë disaherë më të shpejta dhe më të sakta sesa metodat tradicionale.

Gboard nuk është vetëm praktik. Ka disa opsione që e bëjnë përdorimin e tastierës një dëfrim më vete. Për shembull mund të përdorni një foto tuajën si sfond të tastierës. Sugjerimet inteligjente GIF identifikojnë imazhet GIF që mund të përdorni sipas tekstit që jeni duke shkruar.

Tastiera ka një librari të pasur me emoji, stickers dhe një modalitet për shkrim dore ku mund të shtoni shijet tuaja personale.

Shumica e telefonëve Android kanë Gboard të para-instaluar por ata që nuk e kanë mund të drejtohen për në dyqanin e aplikacioneve Google Play Store për ta shkarkuar. Edhe përdoruesit e një iPhone ose iPad mund të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin e Gboard nga App Store.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!