Albin Kurti është shprehur i lumtur që me votim masiv u shpërnda legjislatura e gjashtë. Kurti tha se kjo u hapë rrugë qytetarëve që ta votojnë një legjislaturë të re e më të mirë.

Ai ka përmendur bëmat e qeverisë ”PAN”, duke thënë se është rritur borxhi publik dhe papunësia.

Në lidhje me koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, numri një i VV-së, ka thënë se kur të ketë diçka konkrete do të lajmërojë. Ndërsa ka folur se çfarë duhet të bëjë Qeveria e re.

“Tani jemi në një proces me një vullnet të mirë. Mendoj që qeveria e ardhshme nuk duhet të merret me vendime të mëdha si puna e demarkacionit, duhet të merret me punë të mëdha, si luftimi i korrupsionit, arsimimi cilësorë, shëndetësia, të kemi një qeveri e cila përparon në Integrime Evropiane. Kemi punë të mëdha po kurrë më vendime të mëdha të këqija. Dialogu është prioritet i Serbisë, nuk jemi kundër dialogut po jemi për dialog me parime. Prioritet i yni do të jetë luftimi i korrupsionit dhe punësimi i rinisë”, është shprehur Kurti.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]