Pas humbjes së betejës, lënë pas edhe këtë tank që u shkatërrua nga bombardimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fshatin Fushticë të Ulët të Drenasit, forcat e armatosura serbe pësuan disfatë.
Pas humbjes së betejës, lënë pas edhe këtë tank që u shkatërrua nga bombardimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për banorët e fshatit Fushticë e Ulët, ky tank është një dëshmi e luftës ku i kanë dal përball shumë luftëtar.

Ish luftëtari i UÇK-së, Gjemajl Gjema, që është banorë i këtij fshati, tregon për rezistencën që kanë bërë me ditë të tëra gjatë luftës.
“Ne kemi bërë rezistencë. Pikërisht më datën 24 korrik ka pas një dyluftim të ashpër ku nga serbët ka pas shumë pasoja ndërsa tek në është plagosur vetëm një luftëtarë”

Ju pëlqen!

Sipas tij, drejt këtij tanku ka patur gjuajtje të mëdha nga banorët e fshatit, por edhe nga NATO.

Tash e 22 vite pas luftës ky tank ka zënë vendin në kodrën e këtij fshati, banorët e së cilës vazhdojnë ta ruajnë dhe kujdesen për të.

Madje ata thonë se disa herë serbët kanë bërë përpjekje që ta marrin, por tanku sipas tyre e ka vendin aty.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.