Teksa Parlamenti Europian ka nisur sot debatet mbi një draft-rezolutë për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një deklaratë të fortë ka bërë në këtë parlament, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.

Ajo e cilëson një thikë pas shpine ndaj qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonise së Veriut, premtimin e pambajtur nga BE për çeljen e negociatave.

“Premtime boshe, është gjithçka po shohim nga Bashkimi Europian kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin. Premtimet boshe janë thikë pas shpine ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ka 10 vite që kur komisioni euriopian i premtoi Maqedonisë së mund të bëhej anëtare dhe unë jam e turpëruar që duhet t’u kërkoj falje qytetarëve të gjithë Ballkanit Perëndimor për këtë. Ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe të diskutojmë se si do të vendosim mbi zgjerimin dhe duhet të rikuperojmë dëmet”, tha Fajon në Parlamentin Europian.

Ju pëlqen!

Më herët, eurodeputetja Fajon ka qënë reportere në proceset e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!