Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se nga Samiti i Londrës ka marrë mbështetje të madhe për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas z. Rama shpresohet në një konferencë ndërkombëtare donatorësh që do të duhet të ofronte ndihmë reale financiare. Sot po ashtu u njoftua se Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro ndërkohë që ndihmat nga shumë vende nuk kanë munguar. Por shifra e rindërtimit është shumë më e lartë.

Zoti Rama thotë se u ka ofruar miqve perëndimorë dokumente dhe informacione. Puna është se kush jep para që t’i menaxhojë qeveria më e korruptuar e Europës? 

Nuk është akuzë, por problem më vete ky. As spekullim sepse dokumentet e BE-së janë të mbushura me fjalën korrupsion. Dhe korrupsionin entet qeveritare e bëjnë. Pak ditë më parë doli lajmi se Turqia është gati të ndërtojë 500 apartamente, process që menaxhohet nga pala turke. Në takimin e 30 nëntorit, ambasadori turk në Tiranë, ndër të tjera tha:

Ju pëlqen!

Presidenti ynë, që nga dje njoftoi se Turqia do të ofrojë 500 njësi banimi në zonat e prekura nga tërmeti. Që sot në mëngjes ekipet tona të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Urban kanë mbërritur në Tiranë. dhe sot patëm një takim të rëndësishëm nën patronazhin e ministrit të Kulturës për të bashkërenduar projektet për strehimet e reja. Modeli i punës i agjencisë sonë të strehimit publik nuk punon duke i prishur një nga një shtëpitë në vende të ndryshme, sepse unë fola me kryetarin e ekipit, dhe më thanë që ka nevojë që qeveria tu tregojë zonat në qytetet se ku ju mendoni se duhet t’i bëjmë. Por ata nuk përdorin modelin e transformimit të qytetit apo rrugëve. Misioni i tyre është të ndërtojnë shtëpitë e reja

Ende nuk është e qartë se çfarë është bërë me këtë proces, por është gjë e mirë që Turqia do menaxhojë vetë paratë që jep. Të shpresojmë që të jetë ndihmë e pastër pa kërkesa të tjera. Por situata është ende e paqartë edhe në një drejtim tjetër. Kryeministri ka hedhur disa opsione, si p.sh blerja e apartamenteve stok apo edhe ndërtimi i 10 mijë apartamenteve të tjera që nuk dihet për çfarë duhen. E ka thënë këtë ende pa dalë konkluzioni për situatën në pallatet në Kombinat ku pretendohet të ndërtohet një lagje e re.

Të gjitha këto duhen sqaruar se çfarë janë në të vërtetë në mënyrë që donatorët të kuptojnë se po ndihmojnë Shqipërinë dhe nuk po financojnë vegimet e një njeriu. Dhe kur ta bëjnë këtë do ishte mirë ta bënin me projektet dhe njerëzit e vet për arsye që dihen fare mirë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!