Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka gjetur kohën të tallet me ata që akuzojnë Rusinë se qëndron pas çdo zhvillimi negative në botë. 

Jemi akuzuar për çdo gjë që nga Brexit, Katalonja, Kili. Ndaj po pyesja veten se përse nuk përmendemi për zhvillimet në Irak, Liban dhe tani në Bolivi. Kjo është e çudtishme. Për ndonjë arsye nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Pra diçka po ndodh në mendjen e atyre që normalisht krijojnë axhendë gjeopolitike, tha Lavrov gjatë një diskutimi me gazetarë në Forumin e Paqes në Paris.

I pyetur ndoshta qëllimisht për afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA, Lavrov u përgjigje me ironi:

Do ta zgjidhim problemin. Mos u shqetësoni!

Një aludim ky për akuzën amerikane se Rusia ndërhyri në zgjdhjet e vitit 2016 duke sjellë në fitoren e Donald Trump.