Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani po hap gjithnjë e më shumë terren për talibanët. Këta të fundit i druhen shtrirjes së prezencës turke, pas një marrëveshjeje SHBA-Turqi për garantuar sigurinë e aeroportit të Kabulit pas largimit të amerikanëve.

“Vendimi … është i këshilluar keq, një shkelje e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe kundër interesave tona kombëtare. Ne e konsiderojmë qëndrimin e forcave të huaja në atdheun tone, nga çdo vend dhe nën çfarëdo preteksti, si pushtim”, tha grupi në një deklaratë, të cilës i referohet France 24.

Ndërsa forcat e huaja po largohen nga Afganistani – tërheqja e plotë do të përfundojë deri më 31 gusht – situata në terren po ndryshon me shpejtësi.

Ju pëlqen!

Kryengritësit kanë përshkuar pjesën më të madhe të Afganistanit verior në javët e fundit dhe qeveria ka kontrollin e një numri të vogël kryeqendrash, që duhet të furnizohen kryesisht nga ajri.

Të martën, kreu i një komisioni Taliban, i cili mbikëqyr forcat qeveritare që u dorëzohen kryengritësve, u bëri thirrje banorëve të qyteteve që bëjnë të njëjtën gjë.

“Tani që lufta nga malet dhe shkretëtirat, kaa arritur në dyert e qyteteve, Mujahiddin nuk dëshiron luftime brenda qytetit,” tha Amir Khan Muttaqi në një mesazh të postuar në Twitter nga një zëdhënës i Talibanëve, duke përdorur një term tjetër për grupin.

Kjo është një strategji e njohur për talibanët, të cilët kur morën pushtetin në vitet 1990 e arritën atë duke negociuar për dorëzim.

Frika për tërheqjen

Gjenerali më i lartë amerikan në Afganistan, Scott Miller, hoqi dorë nga komanda të hënën në një ceremoni në kryeqytet, gjesti i fundit simbolik që i dha fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Ritmi i tërheqjes – dhe ofensivat e shumta të nisura nga talibanët – kanë shtuar frikën se forcat e sigurisë së Afganistanit mund të lodhen shpejt, veçanërisht pa mbështetjen jetike të SHBA-ve nga ajri.

Rreth 650 anëtarë të shërbimit amerikan pritet të qëndrojnë në Kabul, duke ruajtur kompleksin diplomatik të Uashingtonit.

Por Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se kishte rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për “fushën” e mënyrës së sigurimit të aeroportit të Kabulit.

Bisedimet e paqes midis kryengritësve dhe qeverisë janë me tone më të qeta dhe Talibanët duket sepo shkojnë drejt një fitoreje të plotë ushtarake.

Grupi pretendon se ka kontrollin e 85 për qind të vendit, por kjo është e pamunudr të verifikohet.

Javën e kaluar në Moskë, një delegacion vizitues i Talibanëve tha se grupi tani kontrollon më shumë se gjysmën e rreth 400 rajoneve të vendit – pretendim që u hodh poshtë nga zëdhënësi i forcave të sigurisë, Ajmal Omar Shinwari.

Megjithatë, situata ka alarmuar vendet e tjera, të cilat kanë nisur të tërheqin diplomatët dhe shetasit e tyre. India u bë vendi i fundit që evakuoi disa nga diplomatët e saj. Të hënën, Rusia njoftoi se po zhvendoste disa diplomatë në Uzbekistan, ndërsa Kina evakuoi 210 shtetas nga Afganistani.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.