Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka deklaruar se ndarja e Kosovës ka qenë projekt i Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë për RTK se çështja e ndarjes ka përfunduar kryesisht për shkak të kundërshtimit nga ana e kancelares Angela Merkel.

“Ndarja ka qenë projekt i Aleksandar Vuçiqit dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë. Diskursi politik i BE-së në raport me Serbinë për ndarjen e Kosovës ka qenë pak a shumë i mbështetur. Përveç kancelares gjermane Angelas Merkel, askush nuk ka dalë kundër”, është shprehur Tahiri.

Ju pëlqen!

Ai ka folur edhe rreth takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Tahiri tha se Hoti në samitin e Brukselit ka rënë në ‘mina’, pasi ishte vendosur në pozitë të pafavorshme, pasi zyrtarët e BE-së e kanë lënë që të presë në korridor.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!