Tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka gjasa të vendoset sot në kalimin kufitar me Greqinë, “Evzoni” ose “Bogorodica”.

Në rrjetin social “twitter” është publikuar një foto nga kufiri me Greqinë me emrin e ri të vendit, i cili këtë javë do të fillojë të përdoret edhe në nivel ndërkombëtar. Fotoja u botua nga gazeta greke Panos. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Qeveria hoqi edhe mbishkrimi” Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, i njëjti pritet të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Siç shihet edhe në tabelat e reja në Maqedoninë e Veriut mungon gjuha shqipe.

Do të shohim në ditët në vazhdim a do të respektohet ligji i gjuhës apo jo!

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur